Magazina me 195 kg kanabis në Korçë, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit

27 Tetor 2024, 13:17Kronika TEMA
Magazina me 195 kg kanabis në Korçë, Gjykata lë në

Gjykata e Korçës ka lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg” Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj, të akuzuar për “Prodhim dhe Shitje të Narkotikëve”.

Të katërt janë arrestuar në flagrancë 3 ditë më parë në fshatin Voskop, brenda një magazine e cila shërbente për grumbullimin dhe magazinimin e një sasie të madhe droge

E njëjta masë sigurie pritet të jepet ditë më vonë edhe për Sadriano Duçin, i cili vijon ende të jetë në kërkim nga policia e shtetit, pasi dyshohet se është kreu i grupit i cili ka funksionuar për më tepër se një viti në fshatin Voskop të Korçës, duke ndarë drogën në sasi të vogla e duke e shpërndarë atë në qytetet përreth.

Ka qenë organi i akuzës ai i cili ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg, kërkesë kjo e cila është pranuar nga gjykata e Korçës.

Gjatë arrestimit në flagrancë janë sekuestruar 195 kg kanabis.

Lini një Përgjigje