Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, dy të plagosur në Maliq

20 Dhjetor 2025, 10:34Kronika TEMA
Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, dy të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ndodhi të shtunën në fshatin Rrëmbec të Maliqit.

Një mjet tip “Skoda” ka dalë nga rruga duke përfunduar në anë të rrugës e me pas duke u përplasur me një pemë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona që udhëtonin në automjet.

Burime pranë Spitalit Rajonal të Korçës bëjnë me dije se të plagosurit po marrin ndihmën e parë mjekësore ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën

Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit.

1 Komente

  1. x
    xoni

    Nuk ka pas faj se pema i doli përpara....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje