Masakrohet me thikë në parkim nga ish-burri 28-vjeçarja shqiptare, nënë e 3 fëmijëve

23 Maj 2023, 09:42Kronika TEMA

Masakrohet me thikë në parkim nga ish-burri 28-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Aachen në Gjermani, ku një 28-vjeçare me origjinë shqiptare është masakruar me thikë në një parkim.

Mediat e huaja shkruajnë se viktima është 28-vjeçarja Jetmira Beka, nga Mitrovica. Autori i ngjarjes së rëndë është ish-bashkëshorti i 28-vjeçares, një 37-vjeçar po me origjinë shqiptare nga Mitrovica.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 të pasdites së të shtunës 20 maj. Autori është vetëdorëzuar në polici pas ngjarjes së rëndë të shtunën, ku ka rrëfyer përpara hetuesve krimin e rëndë.

37-vjeçari qëlloi me thikë ish-bashkëshorten duke bërë që kjo e fundit të ndërronte jetë si pasojë e plagëve të marra.

Ende nuk dihen arsyet e këtij krimi të rëndë. Raportohet se 28-vjeçarja ishte nënë e 3 fëmijëve.

2 Komente

  1. .
    ...

    Ketyre terroristave Turko-Taliban, ju Ka ngel ora duke vrare gra. Poshte mentaliteti barbara primitive Turko-Talibane...

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jorgo

      turpi te mbulofte fisin o qen.... s'vrisje dot nje serb?!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje