
Haxhi Çollaku, është 55-vjeçari shqiptar i cili u ekzekutua ditën e djeshme nga ana e karabinierëve në qytetin e Padovas në Itali.
Çollaku është një ish-mësues matematike, i cili kishte emigruar drejt shtetit fqinj. 55-vjeçari kishte shkuar, pasditen e të premtes në banesën e ish-bashkëshortes së tij, në kundërshtim me urdhërin e mbrojtjes të caktuar nga gjykata. Ai kishte 15 vite që ishte divorcuar nga ish-bashkëshortja, por e kishte përndjekur dhe kërcënuar atë për një kohë të gjata, ish-bashkëshortja në një deklaratë pas ngjarjes së rëndë deklaroi përpara prokurorëve se kishte jetuar 15-vite në ferr nga presionet e 55-vjeçarit.
Vajza dhe ish-gruaja e 55-vjeçarit kanë njoftuar policinë dhe kur karabinierët kanë shkuar në vendngjarje, Çollaku ka kundërshtuar efektivët dhe ka goditur me makinë një prej punonjëseve të policisë.
Më pas ai ka dalë nga makina dhe ka sulmuar sërish efektiven e cila ndodhej për tokë. Në momentet e përleshjes karbinierët i kanë drejtuar dhe i kanë kërkuar të tërhiqet, por kanë qëlluar në momentet e panikut dhe përleshjes me shqiptarin.
Mirë ja kanë bërë. Të shkojë I qetë në botën tjetër tani. Zoti ia ka gjetur vendin dhe e pranon në gjirin e vet me gjithë komplekset e tij. Amen!