Miku i Vis Martinit që i shpëtoi 2 atentateve, dosja e heroinës bashkë me shoferin e fraksionit “Meta-Kryemadhi”

20 Prill 2023, 09:33Kronika TEMA

Miku i Vis Martinit që i shpëtoi 2 atentateve, dosja e heroinës

Në vitin 2002, Ilir Meta u largua nga drejtimi i qeverisë. Në atë periudhë, një aksion i rastësishëm policor shkaktoi një skandal që goditi imazhin e Metës dhe Kryemadhit. Në 7 Shkurt të vitit 2002, në Kukës kapen me 20 kilogram heroinë shtetasit Shkëlqim Konçi dhe Ylli Brahimi. Konçi, ishte shofer i Adi Shamkut, drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, një prej njerëzve më të afërt me Metën dhe Kryemadhin.

Ata udhëtonin drejt Kosovës me një fuoristradë me targa policie 0667, ku fshihnin sasinë e heroinës. Çështja vuri para akuzave politike Shamkun, njeriun e Metës dhe Kryemadhit. Ai i konsideroi akuzat sulm politik nga fraksionet brenda PS.

“Goditje nga klane të errëta brenda PS-së që kërkojnë të ndikojnë te prokuroria. Në PS është një klan i errët i Stalinist i cili mundohet të fabrikojë cudira nga më të ndryshmet”, u shpreh ish drejtori Shamku.

Me këtë qëndrim, ish- sekretari i Përgjithshëm i FRESSH, ka përdorur të njëjtën retorikë kur Ilir Meta synonte të eklipsonte Nanon dhe njerëzit e tij. Ofensiva me kundërakuza pas ngjarjes, synonte të sfumonte zërat që flisnin për lidhjen e ngushtë të Shamkut me fraksionin e binomit Meta-Kryemadhi.

“Të tilla akuza bëhen, por ka nga këta që kanë punuar pranë këtyre udhëheqësve dhe kanë abuzuar edhe vetë”, tha ish- deputeti Braho.

 “FRESSH i asaj kohe ka qenë gjithmonë si një fraksion real, de fakto por jo de juro brenda PS. Dhe brenda këtij fraksioni Zonja Kryemadhi Po sigurisht bashkë me Metën ishte si shefe personeli, dhe sidomos kur Meta u bë Kryeministër, emërimet ishin kryesisht nga kjo strukturë, në pozicione ku administroheshin interesa financiare të mëdha”, u shpreh deputeti PS-së, PetroKoçi.

Pas arrestimit të shoferit, Adi Shamku u akuzua zyrtarisht për falsifikim dokumentesh. Ai kishte zhdukur nga borderoja shoferin duke pretenduar se nuk ishte punonjës i tij. Shamku, kishte mashtruar edhe në një intervistë që kishte dhënë aso kohe.

 “Ai moment që është arrestuar nuk ka qenë shofer në këtë ndërmarrje… Kishte pak ditë që ishte pushuar nga puna”, u shpreh ish drejtori i përgjithshëm i rrugëve Adi Shamku.

Me vendimin numër 796, datë 11 nëntor 2002, Adi Shamku u shpall fajtor dhe u dënua me 3 vite burg, që u konvertuan në 120 orë punë publike. Në atë histori, me mjaft interes është në ditët e sotme emri i dytë e përfshirë, shtetasi Ylli Brahimi. Në atë kohë, emri i tij nuk thoshte asgjë dhe ai që përmendej ishte shoferi Konçi.

Sot, ai përbën një prej emrave më të përfolur të botës së krimit që rëndom në media përmendej si biznesmen. Ylli Brahimi i ka shpëtuar të paktën dy atentateve. Brahimi njihej si mik i afërt i Ervis Martinajt, bosit të botës së krimit që është shpallur i zhdukur gushtin e vitit 2022.

Në dokumentarin e Inside Story për Martinajn, zbulohen edhe atentatet ndaj Ylli Brahimit. 20 vite më parë, Brahimi u arrestua me shoferin e drejtorit të rëndësishëm, rreth i afërt me dyshen politike Meta-Kryemadhi, ndërkohë dy dekada më vonë, rishfaqet si mik i mbretit të kumarit.

4 Komente

  1. E
    Ethem Myrto Lalaj

    Z.M.Baze OK: 1.Mbrëm,19.04 ndoqëm ÇIFTIN E ZI LIKE MONA te TOPI-G.DUMA,Edhe kjo Kollonë e 5 e Sb. -Kjo vidio besoi e mbush kupën për çiftin mafioz në Shqipëri në 32 vit LikeFloriri/Spiuni 88,89..dhe MonaÇizmez..! 2.A e ka ndjekur SPAK-u S.Berishës këtë vidio..!? 3.Po Yuri Kim që drejton SPAK(Drejtësinë e Sb 92) vall do e ket parë..!? 4.A mind të themi se SPAK ka lindur i vdekur nga frika e Sb TMERR I KOMBIT..! 5.A mund të vij unë 83 vjeçari nga Mallakastra ta çoi vidion te SPAK tek Shkodrani Arben Kraja..Se Dibrani A.Dumani do bëjë aq sa bëri ish shefi Tij..një vërë në uji..!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Hahahahaha Ju ka cmendur Meta dhe Monika, Ju kane bere per spital mor krimba te piste . I jeni sulur Metes me artikujt tuaj te mbushur plot shpifje . Komplet gazete pacavure qe boton shpifje pa fund kunder atyre qe luftojne pushtetin e Hajdutut Rama dhe hajduteve te vegjel reth tij. Lat namn, e 10 artikuj te botuar aty 5 jane kunder Metes. , Hajde karagjozet e gazetarise Mero Gelbaza me halabaket e tij te gazetarise shpifese

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shqipëtar!

      Kjo foto e çiftit më të urryer të të gjithë kohrave për Shqipëtarët, jo, nga pamja,…. filozofia në shpjegimin për kategoritë filozofike thotë se: “shfaqja dhe thelbi janë në unitet me njëra tjetrën”, “thelbi” i këtyre nuk është në unitet (siç thotë filozofia)sepse në këtë rast, është shumë më i keq se pamja e jashtëme. Pse na e prishni “humorin”?! Injorojini me mos_publikim të asnjë veprimi apo mosveprimi të këtij çifti famëkeq dhe do shihni se ç’ërbim të madh i bëni njerëzve.

      Përgjigjjuni
      1. K
        KOLI

        Pu pu pu pu Nuk ka çift me te shemtut se kta

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje