"Nuk më dha çantën dhe e godita dy herë me thikë", i riu shqiptar rrëfen plagosjen e 18 vjeçarit grek

20 Prill 2023, 09:12Kronika TEMA

"Nuk më dha çantën dhe e godita dy herë me

Rrëfimi i 17 vjeçarit shqiptar në Greqi, autorit të plagosjes me thikë të 18 vjeçarit grek të hënën, ka shkaktuar tronditje në opinionin e gjerë publik.

Adoleshenti ka treguar se kur kishte tentuar t’i merrte çantën 18 vjeçarit grek, ai e kishte shtyrë dhe për këtë kishte reaguar duke e goditur me thikë.


 “I kapa çantën, por ai më shtyu dhe më pas e godita dy herë me thikë, një herë në bark dhe një herë në qafë nëse më kujtohet mirë”, tha 17-vjeçari.

Gjatë arrestimit të tij, shqiptari është kapur në tentativë për të fshehur gjurmët e tij duke futur në lavatriçe rrobat me njollat e gjakut të të riut grek.

Më tej ai rrëfen sesi së bashku me bashkëpunëtorin e tij kanë vendosur të grabisin njerëzit që shihnin në rrugët e qytetit teë Athinës pranë Akropolit.

“Ne pamë disa njerëz dhe vendosëm t'u merrnim celularët. Me pretekstin se doja një cigare, iu afrova dhe i kërkova një. Kur u afruam, mora njërën dhe nxora një thikë që kisha në xhepin e majtë të pantallonave, ia vura në bark dhe i thashë të më jepte celularin. 

I kapa çantën por ai më shtyu dhe më pas e godita dy herë me thikë, një herë në bark dhe një herë në qafë nëse më kujtohet mirë”, shtoi ai në dëshminë e tij.


Nga ana tjetër, i plagosuri grek, tashmë është në gjendje më të stabilizuar pas goditjeve me thikë të pësuara. Pas arrestimit të 17 vjeçarit shqiptar, ka qenë nëna e tij ajo që ka dorëzuar në polici rrobat e përgjakura që ky i fundit kishte tentuar t’i fuste në lavatriçe për t’i larë në momentin që është arrestuar nga policia.

4 Komente

  1. a
    arben

    po te shkoj ne te semes tani dhe le te calbet ne burg sepse e meriton.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shpetimi.

      Po kete venmje denojeni te pakten 30 vjet burg..

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bora

        S‘kam fjale!!!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Angjelini

          Po pse ore dite zi i rrezikove jeten njeriut te pafajshem per sende te cilat mund ti siguroje me pune? O zot cfare nuk mban kjo toke. U kalbesh ne burg o faqezi!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje