Në kërkim për kultivim narkotikësh, arrestohet pas dy vitesh arratie 53-vjeçari në Malësinë e Madhe

26 Maj 2025, 16:01Kronika TEMA
Në kërkim për kultivim narkotikësh, arrestohet pas dy vitesh

I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 161 bimëve narkotike dy vite më parë, kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari që ishte shpallur në kërkim.

Pas kontrolleve të territorit dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe njoftuan sot (26 maj) se kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar të dyshuarin L. K., banues në fshatin Ivanaj.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim”, tha policia vendore.

53-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, në muajin korrik 2023, ka kultivuar 161 bimë kanabisi në fshatin Ivanaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje