VIDEO/ Rrugorja e Tiranës bën bilancin: Gjatë një jave u arrestuan 41 persona, mbi 13,900 gjoba gjatë kontrolleve intensive

26 Maj 2025, 15:11Kronika TEMA
VIDEO/ Rrugorja e Tiranës bën bilancin: Gjatë një jave u

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet intensive përmes monitorimit me dronë, radarë dhe kamera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

Ndërkohë, siç bën me dije Rrugorja e Tiranës gjatë javës së fundit, ka kryer 41 arrestime, 46 automjete të bllokuara dhe 23 leje drejtimi të pezulluara. Po ashtu, janë vënë 13 911 masa administrative. 

Në njoftim, apelohen përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, apeli iu drejtuar edhe drejtuesve të monopatinave elektrike që të qarkullojnë në korsitë e dedikuara për to. 

Policia Rrugore e Tiranës:

Vijojnë kontrollet intensive në të gjitha akset interurbane dhe në qendrat e banuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

Monitorimet, me dronë, radarë dhe kamera, si dhe me prani të shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore.

Gjatë javës së fundit, si rezultat i monitorimit:

-41 shtetas janë arrestuar/proceduar për shkelje të rregullave të Kodit Rrugor. 18 prej arrestimeve, për drejtim të automjeteve në gjendje të dehur/ose pa leje;

-46 automjete janë bllokuar;

-janë vënë 13 911 masa administrative;

-23 leje drejtimi janë pezulluar;

-1 shtetas i kërkuar për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, është ndaluar.

Nga terreni, Komandanti i njërit prej grupeve të monitorimit të trafikut rrugor, Nënkomisar Gerhard Baka apeloi për përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, apeloi për drejtuesit e monopatinave elektrike, që të qarkullojnë në korsitë e detikuara për to, si dhe ftoi qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Lini një Përgjigje