Nuredin Dumani në rrezik për jetën? Gazetarja Anila Hoxha tregon çfarë ndodhi në Urgjencë me të penduarin e drejtësisë

8 Shtator 2025, 17:41Kronika TEMA
Nuredin Dumani në rrezik për jetën? Gazetarja Anila Hoxha tregon

Gazetarja Anila Hoxha ka folur për çështjen e përfolur të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit.

Ai përfundoi në urgjencën e spitalit Nënë Tereza për kontrolle mjekësore pas një komplikacioni me shqndetin.

Gazetarja dhe detaje lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

“Ajo që e ka shtyrë Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve të kërkojë mbështetje për kontroll të thelluar mjekësor ka qenë një aritmi e vazhdueshme që Nuredin Dumani ka shfaqur gjatë orëve të fundit.

Kjo situatë ka bindur edhe mjekun e burgut se i penduari duhet të dërgohet për analiza më të specializuara. Për shkak të rëndësisë që ka si dëshmitar i mbrojtur, Nuredin Dumani, i penduari kryesor i drejtësisë, është cilësuar nga mediat dhe institucionet si “Asi i SPAK-ut”, me dëshminë e të cilit janë ndërtuar dhe avancuar disa nga çështjet më të rëndësishme penale.

Edhe një shqetësim minimal shëndetësor, si një dhimbje koke, mund të ngjallë reagime dhe kërkesë për kontroll urgjent, për shkak të rolit kyç që ai luan në hetimet ndaj grupeve kriminale.

Dumani ka raportuar probleme shëndetësore dhe ai ishte pacient i plagosur që në momentin e arrestimit.

Dy mjekët që e trajtonin në atë kohë u proceduan nga Drejtoria lokale e Fierit për shkak të mënyrës së menaxhimit të trajtimit të tij.

Fillimisht i dyshuar dhe i kërkuar për vepra penale të rënda, Dumani është ndaluar dhe, ndërsa ishte nën trajtim mjekësor, ka nisur të bashkëpunojë me drejtësinë.

Dëshmia e tij e parë u dhënë për Prokurorinë e Elbasanit, por për shkak të tejkalimit të kompetencave të kësaj prokurorie, çështja u delegua në SPAK.

Që nga ajo kohë, trajtimi i tij është bërë sipas standardeve të dëshmitarëve të mbrojtur duke përfshirë izolim të diferencuar, mbikëqyrje të vazhdueshme me kamera sigurie, si dhe mbrojtje të veçantë për jetën.

Nuredin Dumani qëndron në godinën e sigurisë së lartë “41-bis”, që ndodhet brenda burgut 313 në Tiranë.

Policia e Burgjeve është përgjegjëse për kontrollin e perimetrit të jashtëm, ndërsa brenda godinës, çdo lëvizje dhe veprim ndodh në bashkërendim me Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve.

Kjo drejtori mbikëqyr edhe familjarët që janë pjesë e skemës së mbrojtjes, dhe ka protokolle të veçanta për çdo kontakt apo veprim që mund të ndodhë me të penduarin.

Në këtë kontekst, çdo produkt ushqimor që i dërgohet Dumanit kontrollohet dhe paketohet në mënyrë të veçantë, për të garantuar sigurinë. Produktet e konsumuar prej tij janë dërguar për analiza pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Ushqimore, i cili ka konfirmuar se nuk përmbanin substanca helmuese.

Dumani shfaqi fillimisht aritmi dhe më pas probleme me frymëmarrjen. Për shkak të rolit që ka në zbardhjen e disa prej çështjeve më të mëdha të krimit të organizuar, ai u vlerësua si rast urgjent që duhej të dërgohej për analiza të thelluara jashtë institucionit të vuajtjes së dënimit”, tha gazetarja Anila Hoxha për Top News.

7 Komente

  1. r
    rroja

    ANILA PO TI ME GRIDEN A ASISTUAT ATJE? SE VETEM JU MUND TA RELAKSONI NUREDIN DUMANIN. APO TY TE ÇOI SALINJNI ME DETYRE TE POSAÇME ATJE?

    Përgjigjjuni
    1. M
      Messerschmitt

      mir eshte qe gjakdhjeri gazetari arapai jevgjiu te rrije larg nga keto situata ......

      Përgjigjjuni
      1. .
        .....

        Po kush Duman eshte ky ai kryetari kooperatives se Spakut? AI ka nje brigadier, Olsi dadon, po ka nje gjyqtar çam me pasaport greke, Bani e quajne me duket. Po lereni te shkoje ne punen e tij, e ç'na duhen ne te tjeret kur kemi Saliun sa nje mal qe beri shtetin kriminel je percaktuar dhe nga gjykata e Strasburgut dhe vazhdon te birbiloje. Lereni te vdesin kur te duan.

        Përgjigjjuni
        1. p
          pjeter

          A mundet te na shpjegoje njeri se perse perdoret rendomt neper shkrime te ndryshme "41bis"???!!! Ne Itali ka kuptim sepse perpara artikullit 41bis,ndodhet ai 41, ose me pas ndodhen 42 e 42 bis, psh, ka kuptim ligji L. 26 korrik 1975 nr. 354 artikulli 41 bis, po ne Shqiperi nga na del ky artikull 41 bis?? Ne ç'fare norme e ligji eshte ky artikull qe te kuptohet me mire?? Ju gazetaret shkrimet i beni we ti lexojne mundesisht te gjithe, apo vetem per ata qe e dine se ç'do te thote ne Itali "41 bis" ???

          Përgjigjjuni
          1. A
            Anri

            Cfare janë këto lajme idiotësira pa lidhje midis titullit dhe ca rreshtave bla-bla-bla pa pikë kuptimi.. Kemi dhe në gazeta online.. kanë dhe forume medemek????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

            Përgjigjjuni
            1. K
              KROI MBRETIT

              Anila hapi shalet Dumanit(burgaxhiut) te te bej nje tegel dhe e shikon ti sa i semure eshte ai. I ka vajtur te smban me per seks.Ti e kenaq se je edhe e beshme.Klodiana Lalen nuk e pranon. Edhe Griden e pelqen.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Salehu

                Kjo qenka idiote, kush e ndigjon pordhet e ksaje, mjer media qe ka lulzuar ne Albinistan, per cdo gja njoftohet kjo shurra

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje