Pas dhunës së Rrajave, rizgjohet policia e Krujës: Aksion anti-kanabis në masë të gjerë

16 Korrik 2023, 12:20Kronika TEMA

Pas dhunës së Rrajave, rizgjohet policia e Krujës: Aksion

Finalizohet faza e 27-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në fshatrat e Krujës.

Gjatë kësaj faze u asgjësuan nëpërmjet djegies 635 bimë narkotike cannabis sativa.

Më parë, si rezultat i fazave të tjera të këtij operacioni, janë asgjësuar 14 330 bimë narkotike kanabis.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar kontrollet në zonat malore të Krujës, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike”, sipas policisë.

Nga këto kontrolle, gjatë fazës së 27-të të megaoperacionit “Territor i pastër”, në territoret e fshatrave Gramëz, Mafsheq, Cudhi Zalle, Cudhi Kamp, dhe Barkanash, në Krujë, u gjetën të kultivuara 635 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

1 Komente

  1. S
    Shkodrani

    Legalizoni mor ifiote kanabisin, mertuni me kriminelet derra e barbare o polici leshi!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje