U vra nga policia italiane, flet miku i Haxhi Çollakut: Brengat që e shndërruan në njeri të dhunshëm

16 Korrik 2023, 10:10Kronika TEMA

 

U vra nga policia italiane, flet miku i Haxhi Çollakut: Brengat që e

Mediat italiane kanë bërë publike të tjera detaje në lidhje me Haxhi Çollakun, 55-vjeçarin shqiptar, i cili u qëllua për vdekje nga policia italiane të premten. Ai përplasi me furgon një karabiniere e më pas e sulmoi me thikë. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen ku jetonte ish-gruaja e tij, e cila e kishte denoncuar për përndjekje.

Nuova Venezia është ndaluar tek rrjetet sociale të shqiptarit.

“Tërbimet e Haxhi Çollakut, 55-vjeçarit të vrarë nga të shtënat me armë zjarri nga një karabinier sot duken ogur tragjik”, shkruan media italiane.

Një ditë para tragjedisë ai kishte postuar një foto të tij buzë detit krahëhapur. Në të shkruante: Kundër meje është si t’i hysh detit në këmbë.

Më tej vazhdonte duke thënë: Shumica e policisë italiane ngatërrojnë lëndinën me murin, por me mua do të hash bar, ose do t’i biesh murit me kokë.

Ndër komentet e tij kishte edhe paralajmërime të errëta.

“Të mësova të numërosh, tani do të më bësh llogaritë”, shkruante ai.

Vetëm pak ditë para ngjarjes ai kishte bërë një tjetër paralajmërim.

“Nuk dua të provoj asgjë, dua të tregoj”, shprehej ai.

Postime të paqarta kishte postuar edhe në Prill, madje më agresive.

“Do të hakmerrem, shpresoj të takohemi së shpejti. Ose me mua, ose kundër meje”, shkruante ai.

Në foto: Haxhi Çollaku

Dhe në fakt marrëdhënia e Çollakut me faqen e tij në rrjetet sociale ishte e trazuar. Gjithçka duket se tregon për një njeri të acaruar nga jeta, të munduar dhe agresiv.

Megjithatë, media italiane ka marrë dëshminë e një personi që ka mendim tjetër për Çollakun. Bëhet fjalë për një ish-restuarator nga Padova, që e kishte njohur shqiptarin prej 15 vitesh.

Dhe Çollaku i ishte shprehur atij me këto fjalë: Dhimbja është pjesë e imja, nuk mund ta largoj më. Por njerëzit rreth meje nuk e vënë re këtë.

Miku i ti është shprehur se Çollaku kishte një inteligjencë ë madhe.

“Haxhiu përshkruhet si një përbindësh, por ishte person me inteligjencë dhe ndjeshmëri të madhe. Nuk e di se me çfarë qëllimi ka shkuar në lagjen ku jeton ish-gruaja dhe vajza e tij, nuk e di historinë me ish-partneren dhe nuk ia lejoj vetes të them se çfarë është e vërtetë apo e rreme”, shprehet ai.

Por sipas mikut të shqiptarit, ai vuante nga fakti që nuk mund të shihte dot vajzën e tij.

“Kishte punuar shumë për të sjellë familjen nga Shqipëria në Itali”, thotë miku i tij.

Italiani tregon se kur e ka parë për herë të fundit. Bëhet fjalë për një vit më parë, teksa shqiptari punonte në një kopësht.

“Më tha se kishte një partnere, mendoj një grua polake, por gjithmonë mendonte për vajzën”, shprehet ai.

“Ishte një person shumë privat, por vuajtja e tij e brendshme dukej menjëherë”, shton më tej italiani.

Çollaku ka qenë i diplomuar për kimi, ndërsa në Shqipëri ka punuar si mësues matematike. Në Itali shkoi me gomone dhe sipas mikut të tij ka bërë punë nga më të ndryshme që të merrte gruan dhe vajzën në Padova.

“Në atë kohë jetonte në Arcella. Qarkullonte vetëm me biçikletë se nuk kishte para për makinë. Kur më në fund arriti të sjellë familjen ata morën një shtëpi me qira”, tha ai.

Por lidhja nuk zgjati shumë dhe përfundoi keq. Çollaku u dënua për keqtrajtim të ish-bashkëshortes.

“Nuk kam parë kurrë një Haxhi të dhunshëm dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur. Di që ai ka vuajtur sepse nuk e ka parë më vajzën dhe këtë e ka përsëritur pa pushim”, përfundon miku i tij.

Të premten, të vënë në alarm nga telefonata e ish-gruas se 55-vjeçarit, një patrullë e karabinierëve ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Në momentin që po jepte sqarime, Haxhi Çollaku ka tentuar të largohet duke përplasur një efektive policie 37-vjeçare.

Më pas ka dalë nga makina dhe qëlloi me thikë atë. Ka qenë kolegu i efektives së plagosur që hapi zjarr në drejtim të shqiptarit 55-vjeçar.

Si pasojë e plagëve të marra ai ndërroi jetë në spital pas disa orësh, ndërsa karabinierja që u sulmua prej tij mësohet se është në gjendje të rëndë. /tvklan.al

6 Komente

  1. p
    pa kapistall ne mergim

    cherchez la femme!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kucedrat ta harojne qe te Jetojne te Lumntur.

      Normal Fatekqesi shume e madhe,,dhe Zoti e meshirofte ne paqe atje ku ndodhet ne qehtesine e perjetshme.. Jane te shumntat rastet, qe laviret e rrugeve ( Femrat ) kerkojne me shume , kerkojne Lirine e shfrenuar pa kapistall,, dhe Bashkeshortet te jene gjithmone vetem hamall pune.. Zoti i ka denuar te gjitha te tilla raste, edhe kjo fundin do ta kete tragjik nje dite nga Zoti.. Fatekeqesia jane Femijet e pafajshem...

      Përgjigjjuni
      1. G
        Genti

        O trapi po ti o b.q do e lije femijen tend ta torturonte burri te shkerdheft kina ty zagar pa dit gje flet funderrine .

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emisioni

          Ti e di sakte qe gruja e ketij pykes eshte lavire, eeee ???? Dhe ky engjell qe duhet të prehet ne paqe sipas teje, pasi shtypi karabinieren ne pun te vet......eshte engjell eeeee?? Aaahhhh e shkreta kok me psiqike për lesh qe ke o Kuçe! Te deshtosh ne vendin e ligjit dhe punes, tregon sakt qe ky pyka ka dash dru me kohe. Ke probleme o pyk, drejtohu ligjit, mos bej karderrin, gruaja e vajza s'janë prone e jotja o K.

          Përgjigjjuni
        2. E
          Emisioni

          Rrezultati i jeteses te dy *kukturave te ndryshme,....ose me sakte nje palo-kulture me nje super-kulture. Normal qe palo-kultura ne territorin e tjetrës, shkon ne çmendinë. Lexoni agresivitetin alla-shqiptare....qe shoqeron prej dekadash jo vetem kete te shkrete, por edhe 90% te popllit shqipo. Po o mesus shqiptar........kete te ka mesuar profesioni, qe hallet dhe deshtimet ne familje ti shprehesh me vrasje ....e aq me shune vrasje karabinieresh?!!? Po kujt i plasi K se kush e kish fajin, ti a nruja jote qe stakoje vajzen!!!! Po vajza, besoj mazhorene sot, ka dashe me te takuar o pyk?? Kafsh raciste.....,po nese italia ste pelqente o psikopat........te pirdheshe ne shqipostan, e te beje Rambon rrugeve te shqipes!!!! Fati i keq, qe si ky pyka.......te izoluar e te pagdhnedur ka plot, po plot shqipo ne itali.

          Përgjigjjuni
          1. ?
            ????????????????????????

            gjynah tmerr

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje