“Për zhdukjen e tij u bashkuan familje të tëra dhe krijuan sindikatë. Policia e di se çfarë ndodhi me Vis Martinajn”

30 Dhjetor 2023, 19:20Kronika TEMA
“Për zhdukjen e tij u bashkuan familje të tëra dhe krijuan

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në News24, foli për krimin e organizuar gjatë vitit 2023.

Ai u shpreh se gjatë këtij viti krimi i organizuar është fuqizuar shumë dhe se grupet kriminale kanë funksionuar si organizata, familje të cilët bëjnë ndere ndaj njëri-tjetrit.

Karamuço u ndal te rasti i shumëpërfolur, për fatin e Ervis Martinajt, ku tha se për zhdukjen e tij, familje të tëra u bashkuan dhe krijuan një sindikatë.

“Krimi i organizuar është fuqizuar shumë. Organizimet për vrasjen e rivalëve bëhen nga ata që nuk janë pjesë e asaj zone. Ata janë të organizuar edhe në mënyrë transkombëtare. Funksioni i tyre është si familje, organizata dhe shkëmbejnë ndere me ata që i quajnë aleatë. Kemi rastin e zhdukjes së Ervis Martinajt, ku dyshohet që u bënë një sindikatë e tërë. Nuk ishte vetëm një familje, por u koordinuan disa për atë që mendohet e dyshohet se mund të ketë ndodhur.

Në Shqipëri nuk kemi vetëm rastin e Martinajt, por edhe 4 të tjerë që dyshohen se kanë të njëjtin fat, dhe nuk dihet nëse kanë vdekur apo janë gjallë. Kemi rastin e dy të zhdukurve në Sarandë, është dhe një person tjetër në Korçë që ka kryer një vrasje në Elbasan, i cili është në të njëjtët dritëhije. Prioriteti ka qenë për Ervis Martinaj, ndërkohë për të tjerët nuk thuhet shumë.

Nuk mund të flasim dot për organizata të mirëfillta, por mund të them se në Shqipëri numërohen rreth 20-22 organizata që kanë ulje ngritje në kuptimin e fuqisë. Kanë filluar transformohen dhe nuk kupton dot kush drejton kë. Ne kemi një zonë të qetë që ka një efekt të madh që është Fieri, e më pas Vlora”, u shpreh eksperti i kriminalistikës.

Ndërsa gazetari Igli Çelmeta tha se e vërteta mbi fatin e Ervis Martinajn po mbahet e fshehtë.

Sipas tij, shteti dhe autoritetet kanë informacione dhe e dinë të vërtetën e asaj që ka ndodhur me atë që njihej si “mbreti i lojërave të fatit” në vend.

“Shteti dhe policia e shtetit e dinë të vërtetën për fatin e Ervis Martinajt, por nuk e bëjnë publike. Se kur e bëjnë publike do ta shohim. Mendoj se ata kanë informacione se çfarë ka ndodhur me Martinajn”, u shpreh ai mes të tjerash.

12 Komente

  1. V
    Vlonjati

    Sa jane shtuar karat ne Shqiperi!

    Përgjigjjuni
    1. l
      lani

      ti je nje nga ato kara idiote

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vicidoli

      Ky kar muc qe hane mut per dite ne kazanave plehrave i dine te gjitha

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xakja

        Akoma mereni me kete qe nuk I dihet varri. Jeta vazhdon dhe eshte me e bukur pa keta gangesterat e tirrjes se leshit.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shperthyesi

          Pune kara mucosh...

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gazepi

            Po si skeni turp qe i jepni hapesire mediatike nje debili nje injoranti nje deshtaku nke llapisti qe sdi ku lidhet as kari e as gomari. Ky eshte bere si puna budallait te lagjes qe e therrasin per revtalle shulin mileti. Gjysmen e emrit e ka kar dhe i tille eshte komplet

            Përgjigjjuni
            1. T
              Taulant

              O Celmeta, ta dije policia dhe mos ta dini ju karat e gazetarise?

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arbërori

                “Krimi i organizuar është fuqizuar shumë. Kemi rastin e zhdukjes së Ervis Martinajt, ku dyshohet që u bënë një sindikatë e tërë". Kështu shkruan, Kar-a-Muço? Ky pseudo-eksperti, me fytyrë alieni, para disa kohësh, deklaronte me pompozitet, në një emesion televiziv se një vajzë e njohur e talent-shout, thuhet se ka shkuar si eskortë në Dubai, për të përfituar miliona euro. Në realitet, lajmi ishte i rremë dhe një prodhim i dobët photoshopi (të paktën të ishte prodhim i intelegjencës artificiale) që pseudo-eksperti, Kar-a-Muço të ngatërrohej. Por ç'të bësh, mbase mbiemri që ka do të thotë diçka. Uroj që ky vit që po vjen, të ketë sa më pak lajthitje delirantësh se "humori i zi" nuk do të mungoj.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sara

                  po ky nuk di cfare i ben e shoqja ne shpi kur ky del e llap kesi hajvanlliqesh neper emisione... jo te dije keto qe thote...

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Malo

                    Sara sa qejf i keni me the te thashet e rruges,te flasesh per ceshtjet personale te te tjereve nuk te bejne as me te zgjuaren por e kunderta..

                    Përgjigjjuni
                  2. P
                    Phoenix

                    Kur e kam lexuar atē lajm jam bindur se ky karamuco ka probleme të rënda, po të rënda mendore

                    Përgjigjjuni
                  3. M
                    Malo

                    Jeni te gjithe njesoje,po ku shkoi per ju qe kundesrshtoni Celmeten?jepni nje version se e kunderta vertetone cfar thote Celmeta.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje