Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Babunjë të Divjakës.
Makina e përfshirë në aksident, drejtohej nga një polic, i cili ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka përfunduar në kanalin vaditës në Babunjë.
Shoferi 56-vjeçar G.Rrahmanaj është plagosur dhe po merr mjekim më të specializuar në spitalin e Lushnjes.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë e për pasojë makina ka përfunduar në kanal.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ti cqihet verra turkoshqipfolesit Rrahmon....nuk bo as per coban e jo me per polic!