"Policia e lidhur me krimin", Rithemelimi dhe Monika Kryemadhi kërkojnë seancë dëgjimore me kreun e SPAK

30 Prill 2024, 14:10Kronika TEMA

"Policia e lidhur me krimin", Rithemelimi dhe Monika Kryemadhi

Deputetët e opozitës, anëtarë të Komisionit të Sigurisë kanë kërkuar një seancë dëgjimore me kreun e SPAK, Altin Dumani, pas deklaratave të tij, se eksponentë të lartë të policisë së shtetit janë të korruptuar.

Deputetët kërkojnë që kjo dëgjesë të bëhet në Komisionin Parlamentarë të Sigurisë Kombëtare.

Në mesin e deputetëve që kanë kërkuar dëgjesën me kreun e Prokurorisë është dhe Monika Kryemadhi.

Në kërkesë thuhet se “gjatë raportimit të tij, kreu i SPAK ngriti shqetësime serioze lidhur me besueshmërinë e niveleve të larta të policisë, të cilët sipas kreut të SPAK rezultojnë të kenë bashkëpunuar me krimin e organizuar”.


Bazuar në këtë deklarim të kreut të SPAK Altin Dumani gjatë raportimit disa javë më parë në KLP, deputetët e Rithemelimit kërkojnë të dinë më shumë prej tij duke propozuar në dëgjesë në komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Kërkesa do të shqyrtohet në këtë komision gjatë ditës së sotme, dhe më pas do të merret vendimi nëse Dumani do të thirret apo jo në Komision.

 

Lini një Përgjigje