Rrëfimi tronditës i babait të Alma Arrazit: Çfarë u kanë parë sytë atyre fëmijëve! Vajzës i thosha "lere dhe vazhdo jetën tënde" por...

6 Maj 2024, 17:20Kronika TEMA
Rrëfimi tronditës i babait të Alma Arrazit: Çfarë u

Voxnews.al sjell dëshminë tronditëse të babait të Alma Arrëzit, nëna e cila i dha fund tragjikisht jetës duke u hedhur nga ura e lumit Buna së bashku me tre fëmijët.

Teksa rrëfente mbi jetën e trishtë që kishte e bija, babai i Alma Bushati Arrëzi, Azem Bushati, sjell në vëmendje edhe detaje tronëditëse dhe prekëse.

“Sa e zgjuar ishte vajza ime. Puuuu sa e zgjuar. Veç ta kishe njohur… Por pati një fat të keq, shumë të keq”, shprehet ai.

Duke e përshkruar dhe treguar se përse kishte fat të keq, Azemi, nuk ngurron të tregojë edhe ato se çfarë kishte mësuar nga bëmat e brenda 4 mureve ku jetonte e Alma së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët e mitur.

“Vajza ishte larguar shumë herë nga ajo shtëpi. Unë e kam përkrahur, duke i thënë ik, nuk të do, lëre. Vazhdo jetën tënde. Por nuk ma dëgjoi fjalën se e donte shumë. Edhe mentaliteti. Nuk donte ta linte se më thoshte që nuk jemi nga ato familje ne. S’jemi mësuar lër një e merr një tjetër. Se histori të tilla nuk përfundojnë mirë”, theksoi ai.

Largime të tilla dhe mënyra se si Ergys Arrëzi e trajtonte, kanë shkaktuar padiskutim edhe trauma tek të vegjlit.

“Aq e trembur ishte vajza e madhe, saqë edhe ku e ëma shkonte në tualet, i rrinte pas derës, nga frika se mos i ikte. Kur dilte e ëma e shikonte në sy (ja kështu, në kokërr të syrit). Sikur i lutej që mos ik më.

Ishte shumë  e lidhur vajza e madhe me të ëmën. Booooo çfarë kanë parë ata fëmijë. Shpirti nuk më del rehat. Kam zemrën e operuar dy herë. Nuk ka kuptim më jeta ime”, tregon ai.

Nga thënie të tilla mësojmë edhe njëherë se përveç faktit që çifti ka pasur mosmarrëveshje, pasojat i kanë vuajtur edhe fëmijët. Të cilët për fat të keq, shpirtin e lanë në lumin Bunë, dorëpërdore me mamanë e tyre.

3 Komente

  1. S
    Stefan

    Fatkeqesia digurisht është e madhe, por Nuk është normale që xhesti i zonjës po trajtohet si heroizëm. Nuk ka asgjë që të justifikojë vrasjen e fëmijëve të mitur. Njerëzit martohen ndahen. Kjo është jeta. Ça modeli po promovojmë me këtë zgjidhjen që i dha jetës kjo zonjë? Nëse prindërit ndahen njëri merr fëmijët dhe vetëvritet? Kur njëri nga bashkëshortët krijon nje lidhje jashtëmartesore lindin gjithmonë grindje dhe konflikte. Si do zgjidhen? Pala e prekur merr fëmijët dhe hidhet nga ura? Kjo zonja ndjesë pastë ka bërë gabim se nuk është hedhja nga ura me gjithë fëmijë zgjidhja. Nuk justifikohet dhuna por as hedhja nga ura me gjithë fëmijë. Të dy palët duket të kenë qenë pjesë e të njëjtit mentalitet. Ne nga jashtë duhet të gjykojmë sjelljen jo njerëzit e përfshirë në këtë ngjarje se personazhet nuk i njohim fare.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Iso

      Asgje nuk justifikon marrjen e jetes se tre engjejve!!!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bota e cuditshme

        Cdo gje qe ndodh ne jete, ka aje arsye dhe asnjeri nuk mund ta kuptoj ose te ndiej se cfare e shtyne nje person te kryej nje veprim te till. Secili i shef gjerat nga kendi i tij i veshtrimit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje