Një rrëshqitje masive dheu dhe shkëmbinjsh është shënuar në aksin Qukës–Qafë Plloçë, pranë tuneleve, si pasojë e reshjeve të dendura. Pavarësisht bllokimit të plotë të qarkullimit, kompania kontraktore e mirëmbajtjes ka reaguar menjëherë në terren.
Brenda një kohe rekord, është ngritur dhe venë në funksion një bypass provizor, duke garantuar vijimin e lëvizjes së mjeteve dhe shmangien e kaosit në qarkullim. Aktualisht, mjetet po kalojnë në rrugën alternative, ndërsa ekipet teknike vijojnë punën për pastrimin dhe hapjen e plotë të aksit kryesor.
Autoritetet janë në koordinim të plotë për të vlerësuar situatën dhe për të siguruar stabilitetin e mëtejshëm të trasesë.
Per te ber nji rrug qe te rezistoj kohes duhet qe te beheshin studimet e rregullta te qendrushmeris te tokes Ne te kunderten ne rast se rruga shemet duhet ta paguaj ndermarja ar e ndertoj Ose ne te kunderten gjoba duet te jet me e lart se shpenzimet e ndertimit te kesaj rruge
Mirë që nuk zuri poshtë ndonjë makinë
Kur bie shi shumë ndërpriteni qarkullimin e mjeteve se nuk dini çfarë ndodh????????
Rruget e Beles. I bej thirrje SPAK-ut qe mus ti shkelen te drejtat e njeriut Beles
Ne raste te ngjashme kur massive jane te rrezikshme nivelohen ose vendosen kavo celiku. Normalisht.Nuk jane bere. Po kaloi rruga ne male si ne kete rast. E di dhe nje teknik ordinar ndertimi.
Per Ramen nuk ekziston me si rruge! Si per cdo rruge qe ekziston deri ne momentin kur vjedh leket dhe ben ate videon me dron dhe e nxjerr. Qe ate dite se u shemb se u prish se dolen te palarat ne shesh jo ore as e rruan me! Dhe ky fare niveli na qeveris neve pastaj! Po rruga eshte erendesishme nga dita kur kalojne njerezit more Rame, qe ate dite duhet te te dhimbset ty! Jo kur inagurohet
Zoti i ka ndimuar , shyqyr qe ska kaluar ndonej makine ne ate moment.... Firma normal duhet te mbaje pergjegjesi dhe duhet ta riparoje me shpenzimet e veta... Por kjo ka rendesi qe ska patur levizje te ndonje makine... se do ishin bere copa copa...
Zoti i ka ndimuar , shyqyr qe ska kaluar ndonej makine ne ate moment.... Firma normal duhet te mbaje pergjegjesi dhe duhet ta riparoje me shpenzimet e veta... Por kjo ka rendesi qe ska patur levizje te ndonje makine... se do ishin bere copa copa...