Rrjedhje gazi tek një karburant në Tiranë, evakuohen banorët, bllokohet qarkullimi

30 Shtator 2023, 12:07Kronika TEMA
Rrjedhje gazi tek një karburant në Tiranë, evakuohen

Policia e Tiranës njoftoi se sot rreth orës 11:35, në rrugën “Sadik Petrela”, në një karburant, është çarë një tub gazi i karburantit. 

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët dhe për çështje sigurie është bllokuar përkohësisht rruga e urës së Shkozës dhe perimetri që ka rrezikshmëri. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes."

1 Komente

  1. a
    asnji cudi , asgje s'funksionon ne vendin tim

    kudo pasiguri , kudo gjithcka eshte Made in Skarco : Politika , teknika ,institucionet , truri , shoqeria , madje injoranca vet -gjthcka Skarco .Hap TV Shqptare , e cfar te shkosh : Mbush me surrate hibrtash , gene te manipuluara qytetari , pra asnji s'ka faj ,per gjithcka ndodh atje .Ate e din Bosi qe shndroj ate vend ne Kandakar

    Lini një Përgjigje