Zbulohet familja shqiptare e kokainës, sekuestrohen 585 kg. Në operacion dhe DEA

29 Shtator 2023, 19:10Kronika TEMA
Zbulohet familja shqiptare e kokainës, sekuestrohen 585 kg. Në

Policia greke në bashkëpunim me DEA amerikane kanë goditur një rrjet kriminal që trafikonte sasi të mëdha kokaine, i përbërë nga një familje shqiptare.

Gjatë operacionit, një prej më të mëdhenjve në vend, u sekuestruan 585 kg kokainë dhe u vu në pranga një 52 vjeçar shqiptar, si kreu i organizatës, bashkëshortja e tij, dy nipa dhe disa shtetas grekë, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije për arsye hetimore.

Policia kishte informacion për sasinë e madhe të kokainë dhe u vu në ndjekje të dy automjeteve në zonën e Agia Triada dhe Neo Epivaton.

Porsa trafikantët panë makinat e policisë tentuan të largohen dhe përplasën një ndër mjetet e efektivëve, por më pas u bllokuan në rrethimin e një ndërtesë.

Brenda dy mjeteve dhe në një banesë, u sekuestruan 500 pako me 585 kg 208 gram kokainë, 7440 euro, 7 celularë, detektor metalik dhe objekte të tjera.

Lënda narkotike dyshohet se vinte nga Amerika Latine, për t’u shpërndarë më pas në tregun vendas, por edhe në vende të ndryshme të Evropës.

3 Komente

  1. T
    Toleranca zero per keta kriminel. !

    Akoma me droge keta ! rotat e carit....edhe me keqe me Familie.. Sju pelqente Puna e ndershme..shkoni tani ne Burg rini si muter per te mare leje per hajrosje.. Kriminele se me kete droge kg kushedi sa vete do vdisnin.. Ju vrafte zoti ju vrafte.mos paci kure hajer..

        Lini një Përgjigje