"Ruhuni nga piromanët verbalë” – Rama publikon pamjet nga Greqia dhe mesazh për kritikët e avionëve zjarrfikës

15 Gusht 2025, 14:07Kronika TEMA
"Ruhuni nga piromanët verbalë” – Rama publikon pamjet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale duke shpërndarë një video tragjike nga zjarret në një vend fqinj, si mesazh për ata që kritikojnë mungesën e avionëve zjarrfikës në Shqipëri. Ai theksoi se edhe vendet me flotë të madhe ajrore, si fqinjët me 77 avionë, përballen me vështirësi të mëdha për shkak të ndryshimeve klimatike, duke bërë thirrje të “ruhemi nga piromanët verbale”.

RUHUNI NGA PIROMANET VERBALE
Kjo video është një moment tragjik i këtyre ditëve nga përballja e vendit fqinj me zjarret????
Po e postoj për të gjithë ata që flasin nga urrejtja e pashërueshme apo edhe nga sekëlldia e mirëkuptueshme për avionë e për roje pylli, sepse ky vendi fqinj ka 77 avionë zjarrfikës e një historisë të gjatë lufte me zjarret, por lufta me zjarret në kushtet e ndryshimit të klimës është sot ku e ku më e komplikuar se sa duket, kur do të fajësosh qeverinë dhe bërtet pse s’ka avionë????

Nderkohe sipas ChatGBT:
Në terma mjekësorë, piromania (zjarrvënia) është një çrregullim i kontrollit të impulseve, ku personi ndien një shtysë të fortë për të ndezur zjarre dhe përjeton një ndjenjë kënaqësie ose çlirimi pas këtij veprimi. Një piroman është një person që, me dashje dhe shpesh për kënaqësi ose impulse personale, i vë zjarr ndërtesave, pyjeve, automjeteve apo pronave të tjera. Në shumicën e vendeve piromania trajtohet si një çrregullim psikologjik që shpesh kërkon trajtim, por edhe si një krim që ndëshkohet rëndë nga ligji.

E pyetur per piromaninë verbale ChatGBT shpjegon:

Piromani verbal është një individ që shfaq prirje sistematike për të gjeneruar tension, konflikt ose polarizim shoqëror përmes gjuhës së folur apo të shkruar, shpesh me qëllim përfitimi politik, mediatik ose personal. Ai përdor deklarata të ngarkuara emocionalisht, insinuata, dhe narrativa konspirative si “stimulus ndezës”, duke shkaktuar reaksione të forta në publik. Ky fenomen mund të shihet si një variant metaforik i piromanisë klasike, ku objekti i shkatërrimit nuk është materiali fizik, por kapitali social dhe besimi publik. Në rastin specifik të akuzave për zjarret, piromani verbal instrumentalizon fatkeqësitë natyrore si “material djegës” diskursiv, duke krijuar një klimë mosbesimi dhe histerie kolektive, pavarësisht mungesës së provave faktike.
Ruhuni nga piromanët verbalë të këtij vendi, humbësa kronikë që nuk kanë asgjë më për të humbur????

 

 

9 Komente

  1. A
    Altin

    Mund te beni nje analize per situaten? Ku jane fajet e strukturave? Ku caloi puna? Cfare mjetesh mungojne? cfare duhet bere per te ardhmen. Etj etj...pra filloje nga vetja e pastaj meru me njerezit.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Radio Mania zanore

      OK. Ja një fact-check i ftohtë i asaj që tha Kryeministri sot (15 gusht 2025) – pa dorashka, por me burime. 1) “Vendi fqinj ka 77 avionë zjarrfikës.” Verdikti: Gjysmë e vërtetë / e përdorur jashtë kontekstit. Greqia këtë sezon thotë se ka “akses në rreth 85 mjete ajrore” (përfshi të marrë me qira e tipe të ndryshme). Por vetëm 9 Canadair (super-scooper) ishin operacionalë në nisje të sezonit; pjesa tjetër janë PZL, Air Tractor dhe helikopterë të kontraktuar. Pra shifra varet nga si i numëron (pronë qira lloje). Duke e hedhur një numër total pa këtë sqarim, krahasimi bëhet politik, jo teknik. eKathimerini 2) “Zjarret janë të komplikuara; avionët s’janë ilaç magjik.” Verdikti: E vërtetë, por jo alibi. BE për 2025 ka para-pozicionuar 22 avionë 4 helikopterë të rescEU pikërisht sepse fenomeni është i rëndë dhe kërkon ndërhyrje të shpejtë së bashku me forcat tokësore. Kjo e vërtetë nuk justifikon mungesë kapacitetesh kombëtare ose kontratash qiraje gjatë sezonit. civil-protection-humanitarian-aid.ec.europa.eu 3) “Ruhuni nga piromanët verbalë” citime nga “ChatGBT”. Verdikti: Retorikë ad hominem / autoritet i rremë. “Piromania” është diagnozë mjekësore DSM-5 (zjarrvënie e përsëritur si çrregullim i impulseve). “Piromani verbale” nuk është term klinik – është thjesht metaforë për denoncim politik. Të thirrësh “ChatGPT” për t’i veshur një etikete pseudo-shkencore kundërshtarit është manovër retorike, jo shpjegim serioz. Psychiatry Online Gazeta Koha Jonë 4) “Po avionët tanë?” – komunikim kontradiktor. Verdikti: Pa provë për blerje të mbyllur. Agjencia zyrtare ATA publikoi se “Shqipëria ka blerë dy avionë”. Por vetë ministri i Mbrojtjes deklaron: “nuk kemi bërë disbursime se nuk kemi lidhur kontratë… avionët ‘janë duke u blerë’, duhet të prodhohen”. Kjo do të thotë: pa kontratë, s’ka blerje – në maksimum procedura në proces. Ndërkohë, zjarret po mbulohen me ndihmë të BE-së (aktivizim UCPM, avionë/helikopterë nga vende të tjera). en.ata.gov.al Lajme Durrës European Commission 5) “Edhe Greqia digjet, pra avionët s’zgjidhin gjë.” Verdikti: Krahasim relativizues. Po, edhe Greqia vuan – prandaj ka përforcuar flotën dhe ka miratuar blerjen e 7 DHC-515 (dorëzime 2027-2030). Pra shembulli grek nuk provon se “avionët s’duhen”, por se duhen si pjesë e një pakete më të gjerë (parandalim tokë ajër). Reuters Çfarë del nga e gjitha? Mesazhi publik i Kryeministrit shmang thelbin e llogaridhënies me etiketime (“piromanë verbalë”) dhe me krahasime të pjesshme. Faktet e verifikueshme sot janë: (a) Shqipëria s’ka ende kontratë të firmosur për avionë zjarrfikës; (b) për ndërhyrje ajrore po mbështetet te rescEU dhe fqinjët; (c) debati po zëvendësohet me retorikë. Kjo është arsyeja pse reagimi i tij tingëllon si spostim i vëmendjes, jo si përgjigje mbi kapacitetet reale.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mjaft me "Dekllarata"!

        Ne 37 vite ne politike, ne fillim si aktivist politik 1988-1998 e me pas ne karriere politike 1998-2025, Edi Rama, ne gare te etheshme e te epeshme, me Sali Berishen e PD-ne, me Fatos Nanon e PS-ne, me Ilir Meten/Monika Kryemadhin e LSI-ne, ne Parlament e me Parlamentaret, me SPAK e GJKKO e deri me Gjykaten Kushtetuese, ftojme kryeministrin, se bashku me Sali Berishen e PD-ne, me Fatos Nanon e PS-ne e kohes se tij, me Ilir Meten/Monika Kryemadhin e LSI-ne, me Parlamentet e me Parlamentaret e ketyre 35 viteve, me SPAK e GJKKO e deri me Gjykaten Kushtetuese ne 6 vitet e fundit, te ballafaqohen e te ilustrohen, me ze e figure, nga arkiva shume e pasur e deri me shkrime, me perkufizimin e kerkuar e te gjetur vete prej Tij ne ChatGBT per ‘Piromanin verbal’ = Zjarrvenesin foljor/gojor/fjale per fjale? ----------------------- “E pyetur per piromaninë verbale ChatGBT shpjegon: Piromani verbal është një individ që shfaq prirje sistematike për të gjeneruar tension, konflikt ose polarizim shoqëror përmes gjuhës së folur apo të shkruar, shpesh me qëllim përfitimi politik, mediatik ose personal. Ai përdor deklarata të ngarkuara emocionalisht, insinuata, dhe narrativa konspirative si “stimulus ndezës”, duke synuar të shkaktojë reaksione të forta në publik. Ky fenomen mund të shihet si një variant metaforik i piromanisë klasike, ku objekti i shkatërrimit nuk është materiali fizik, por kapitali social dhe besimi publik.” ------------------------- Nga zelli per propagande pa pushim, kryeministri eshte zhytur koke e kembe brenda llumit te vet, te puneve te pabera, te pasurive e te jeteve te grabitura e te lena ne meshiren e fatit.

        Përgjigjjuni
    2. D
      Dordi

      Ky gallof ka marre fund fare! Mer komplet! Nuk mjafton qe tall menderet me “syze Mickey Mouse” dhe jeshillik ne sfond kur robt po shkrumbosen per se gjalli dhe ju digjet shtepi e katandi por tani paska “zbulue” dhe ChatGPT!!! “Ruje Zot rrezikun” kur thojne shkodrant! Ec Bedrone!

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zeri

        Ky i Surreli, i gjithedijshmi, gjithmone gjen fajtoret jasht vetes se vet. Çfarë populli, si se lá rehat njeher kete gjeni!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bora

          Interesant, shume interesant. Nuk e akuzon Salhun?

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sefer Daja

            Dhe unë e pyeta Chat GPT, " a ka demokraci në Shqipëri", dhe përgjigjia ishte: Në Shqipëri ka demokraci në LETËR, ndërsa në REALITET, demokracia është e DOBËT, e KAPUR dhe e KOMPROMENTUAR!!! Kur e pyeta pse? Më tha: -Fajin e ka Saliu! O Krye( mut) nistër! Si nuk i kërkove njëher ndjes këtij populli të vuajtur për paaftësinë tënde ose të strukturave tuaja, po gjithmon gishtin e fajtorit e drejtove tek të tjerët??? Shkurt ti je i PAAFTË, ke rreth vetes TË KORRUPTUAR, HAJDUTË, E TË PAZOTË e përpiqesh ti hedhësh hì syve popullit që të besoi e të votoi!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiperia Etnike

              Më shumë duhet të ruhemi nga një injorant pa asnjë kulturë akademike dhe shtetformuese në krye të shtetit. Nga një mësues mediokër vizatimi që i ka rënë në kokë deliri, marrëzia, prostitucioni, pandoflalëpirja, dashuria e sëmurë ndaj vetes dhe shtëllunga e pafundme e pordhëve, por fatkeqësisht edhe frenat e shtetit shqiptar. Nga një ordiner bulevardesk që kërkon të mbushë mizerjen e egzistencës së tij, me pushtet dhe përgjegjësi që i takojnë njerëzve të lexuar, të shkolluar, të ndërgjegjshëm dhe kompetentë, por që fatkeqësisht prej më shumë se 30 vjetësh ju kanë rënë në dorë halabakëve. Prandaj mendoj se rreziku më i madh i shtetit shqiptar ngelet ky lloj sharlatani si trashëgimtari më i arrirë të vaginës së qelbur të Berishizmit, të shkërdhyer me lloj lloj qeni.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Detari

                pra Ramazoni po thote se avionet zjarfikes jane kot...tallet hapur me popullin debil. Me 5 Canadair shuhen gjitha vatrat ne albanistanin e vogel, dhe kushtojne me pak se demi qe behet cdo vit nga zjarret...

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje