Sekuestrohen 44 kuti me kapsolla, procedohet pronarja e dyqanit në Shkodër

24 Dhjetor 2025, 11:36Kronika TEMA
Sekuestrohen 44 kuti me kapsolla, procedohet pronarja e dyqanit në

Një pronare e një dyqani në Shkodër është proceduar penalisht nga policia. Bëhet me dije se në dyqanin e saj janë gjetur dhe sekuestruar 44 kuti me kapsolla.

Policia bën me dije se po vijon punën në të gjithë qarkun për të ndaluar tregtimin e lëndëve piroteknike në prag të festave të fundvitit.

“Shkodër/Vijojnë kontrollet në zbatim të planit të masave për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit. Sekuestrohen 44 kuti me lëndë piroteknike që u gjetën gjatë kontrollit në një dyqan në qytetin e Shkodrës.  Procedohet penalisht pronarja e dyqanit.

Si rezultat i kontrolleve intensive që po kryhen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, nga subjekte të paautorizuara, në prag të festave të fundvitit, është goditur një rast i shitjes së këtyre lëndëve, në një dyqan në lagjen “Tre Heronjtë”. 

Gjatë kontrollit në dyqanin e shtetases S. P. u gjetën 44 kuti me lëndë piroteknike (kapsolla), të ndaluara për tregtim, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen S. P.

Kontrollet për parandalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike do të vijojnë në të gjithë qarkun.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lini një Përgjigje