Shembja e pallatit në Kombinat pas tërmetit/ Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm drejtorin e Bashkisë dhe dy ish-zyrtarë të IMT

29 Maj 2026, 12:40Kronika TEMA
Shembja e pallatit në Kombinat pas tërmetit/ Gjykata e Tiranës

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm ish Drejtorin e Emergjencave në Bashkinë e Tiranës, Aurel Boriçi dhe dy ish-zyrtarët e IMT, Sokol Qehajaj dhe Rexhina Rakipi.

Ata akuzoheshin për dyshime për abuzime me detyrën në lidhje me prishjen e një pallati në Kombinat pas tërmetit, por pa vendim të Këshillit Bashkiak.

Sipas Gjykatës, Prokuroria nuk arriti që të provojë akuzën ndaj të dyshuarve në lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë u dënuan me 9 muaj burg, për falsifikim, Shyqyri Maloku, si dhe 6 muaj Aleksandra Mahmutllari, që sipas gjykatës konvertohet në “punë në interes publik”.

Gjykata arsyetoi se prokuroria dështoi të provojë akuzat ndaj Boriçit dhe të tjerëve, e madje nuk respektoi asnjë nga vendimet hetuese për të cilat ishte urdhëruar më parë, në një çështje e cila ishte pushuar më një herë, pikërisht sepse nuk ekzistonte vepra penale.

 

 

 

3 Komente

  1. v
    vlora.vlora

    Po s do mend pse kush eshte denuar ,sa te paguajne ca leke pastaj te pa fajshem ,rropt gjykatave ne shqiperi ,duhen ekzekutuar nje nga nje

    Përgjigjjuni
    1. G
      Glend

      Borici, djale model! Nuk di sa njerez ka ndihmuar ne ate bashki, e baltosen kot

      Përgjigjjuni
      1. G
        Guendalina

        Pra, burri i Ermoneles prokuror, coi gjithe bashkine mrena dhe gjithe Zall Herrin, se si dhane votat per Felaj Valikajn ueueueueue

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje