Tre shtetas të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç, janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, pas një sherri të ndodhur mes tyre në Kamëz.
Nuk dihet motivi i konfliktit fizik mes tyre, ndërsa është sekuestruar një armë zjarri sportive, e gjetur në banesn e një prej të miturve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të mitur, të moshave 15 dhe 16 vjeç, pasi në Kamëz, janë konfliktuar me një bashkëmoshatar të tyre.
Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të proceduarve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë sportive”, njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje