Një person është dhunuar rëndë mesditën e sotme në lagjen Rus në Shkodër.
Raportohet se pas një përleshjeje mes disa personave të paidentifikuar, 60-vjeçari Vladimir Bruçi është goditur me sende të forta.
Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së tij, afër kopshtit “Ton Alimhilli”. Për pasojë, ai ka marrë plagë të rënda në trup dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të qytetit.
Ndërkohë, ka nisur hetimi për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Lini një Përgjigje