
Pesë persona nga Berati janë vënë nën hetim, pasi u kapën në plazhin e Durrësit duke nxjerrë fëmijët të lypin.
Nga verifikimet ka rezultuar se këta shtetas kishin ardhur në mënyrë të mënyrë të organizuar nga qyteti i Beratit dhe shfrytëzonin fëmijët e tyre të moshave 4-7 vjeç, duke i nxjerrë në rrugë për të lypur.
Njoftimi i policisë:
Plazh, Durrës
Kishin ardhur në mënyrë të mënyrë të organizuar, nga qyteti i Beratit, për të shfrytëzuar për të lypur, fëmijët e tyre 4-7 vjeç, procedohen penalisht 5 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, gjatë patrullimeve të vazhdueshme, me qëllime garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar se disa fëmijë shfrytëzoheshin për të lypur.
Për rastet e konstatuara, janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit , pasi nga verifikimet ka rezultuar se kishin ardhur në mënyrë të mënyrë të organizuar, nga qyteti i Beratit, për të shfrytëzuar për të lypur, fëmijët e tyre të moshave 4-7 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.
Policia e Durrësit apelon për prindërit dhe qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme nga Kodi Penal, ky veprim dëmton dhe shëndetin psiko-emocional të fëmijës.
Lini një Përgjigje