Mister në Shkodër: Nëna me 3 fëmijët e humbur prej 3 ditësh, njëri nga fëmijët gjendet i mbytur në lumin Drin

5 Maj 2024, 10:22Kronika TEMA
Mister në Shkodër: Nëna me 3 fëmijët e humbur prej 3

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmijët prej 3 ditësh rezultojnë të humbur. Një prej fëmijëve është gjetur nga një peshkatar në ujërat e lumit Drin. Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna shtetasja Alma Arrazi kanë humbur jetën.

Ndërkohë palombarët e forcave Renea ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë. Policia ka ndaluar bashkëshortin shtetasin Ergys Arrazi, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij.

Fëmija që u gjet nga peshkatari në mënyrë rastësore një ditë më parë dyshohet se ka shenjë dëmtimi në pjesën e fytyrës. Fëmijët e mitur janë dy vajza dhe një djalë të moshës 8, 6 dhe 4 vjeç.

Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarë të shtetases Alma Arrazi dhe bashkëshortit të saj të ndaluar nga policia nëse kanë dijeni për ngjarjen dhe arsyet që çuan nënën bashkë me 3 fëmijët që të mbyten në ujërat e lumit Drin.

7 Komente

  1. V
    Vezhguesi

    Ne Shqiperi duhet patjeter te rikthehet denimi me vdekje, mundesisht ne karrigen elektrike ose me varje publike. Dhunon tjetri gruan dhe femijet te cilet vetevriten nga tmerri dhe e di qe do beje ca vjet burg dhe do dali me ndonje amnisti a ku ta di une. Si mund te jetoje ky monster ne kete dhe? Nje monster tjeter vret dy pleq ne Dropull pasi kishte pire dhe kafe nga ata??? Tmerr. Vritini keta monstra pe meshire qe te kene frike gjarperinjte e tjere qe leverijne likrshem ne kete vend. Do thoni ju do na nxjerrin nga Keshilli i Europes. Po kujt i plasi? Me mire pa Keshillin e Europes dhe pa kriminele, apo me KE dhe plot me monstra. Po Amerika si ia ben pa Keshillin e Europes? Thoni pastaj pse ikin njerzit nga ky vend. Vafshin ne ferr te gjithe kriminelet!

    Përgjigjjuni
    1. 6
      60 vjec

      sot krim qe nuk falet, eshte vetem fukaralleku....krimineli i vertete ketu repektohet sipas krimit qe ka kryer....burgun nuk e kane frike, sepse amnistohen...burgun e quajne shkolle...kur dalin quhen te diplomuar....nuk prish pune qe ne burg ka qene per perdhunim...ne jemi popull legen....gjarperit i hapim rrugen, kurse breshken e thyejme me gur...popull i trembur...frikes i themi respekt...

      Përgjigjjuni
    2. E
      Enio

      Cfare tmerri. Ca mund te kete perjetuar ajo grua bashke me tre femijet qe e ka cuar drejt mbytjes. Cfare eshte ai burre qe ia ben familjes se vet kete? Tmerr

      Përgjigjjuni
      1. k
        kopi

        Instikti i ruajtjes se femijeve dominon ne shumcen derrmoese te rateve pavarsisht presionit. eshte e rralle dhe shume komplekse vet-vrasja te femijet. mundesia me e madhe eshte qe nena ti kete vrare e me pas te kete vrare veten. keto ndodhin ne kushte te renda psikike (sidom,os gjendje psikotike)

        Përgjigjjuni
        1. I
          Illo

          E para, pafundesisht e keqardhur per vdekjen e nenes se re dhe femijeve engjej! E dyta, nenen nuk e gjykoj, sepse duhet te kete ka pasur probleme te renda psikologjike te padiagnostikuara dhe qe kane çuar ne kete akt tragjik. Jam shume dakord me analizen e Kopit. Marrja vesh e lajmit qe e tradhetonte burri ka qene vetem ajo shkrepja qe ka bere truri dhe qe ka çuar ne aktin final. Kuptohet, dhuna ne familje, xhelozia e shume gjera te tjera vetem sa kane thelluar gjendjen e saj psiqike. Kjo grua ka pasur nevoje per psikiater e ilaçe! Ngushellime familjes se gruas!

          Përgjigjjuni
        2. T
          Taulant

          Llahtar!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Milikaa

            Po prisni o njerëz, të flasin organet shtetërore se u bëm të gjithë prokurore, gjyqtare, hetues e ku di unë se çfarë, sa popull i pa duruar jemi????????‍♀️. Do ta merrni vesh sapo të njoftohet.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje