Pamjet e frikshme, momenti kur “Benzi” me shpejtësi marramendëse mori para 50-vjeçarin dhe “fluturoi” duke u përplasur me një mjet të parkuar

4 Maj 2024, 12:14Kronika TEMA
Pamjet e frikshme, momenti kur “Benzi” me shpejtësi

Dalin pamjet nga përplasja që ndodhi pasditen e së premtes, në rrugën e ish-kënetës në Durrës, ku mbeti i vdekur një biçiklist.

Në video vihet re momenti kur automjeti është përplasur me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Më herët, automjeti me shpejtësi humbi kontrollin dhe kaloi trafikndarësen e rrugës, duke aksidentuar një biciklist për vdekje, një këmbësorë, një motor dhe një automjet të parkuar, për tu përplasur më pas.


Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shpallur në kërkim nga policia, pasi është arratisur nga vendgjarja.

1 Komente

  1. C
    Cajupi

    Sa veta ka aksidentuar per vdekje ??? E keni shkerdhyer shqipen, e shkruani por sju kuptojme.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje