Shkrumbohet gjatë natës restoranti në Theth, pronarja: Ekspertët përjashtojnë si shkak shkëndijën elektrike, nuk kam konflikte me njeri

10 Korrik 2025, 09:13Kronika TEMA
Shkrumbohet gjatë natës restoranti në Theth, pronarja:

Një restorant në qendër të Thethit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe pushuesve.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 02:00 pas mesnate dhe është vënë re fillimisht nga familjarët dhe fqinjët, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për të ndalur përhapjen e flakëve drejt bujtinës ngjitur.

Zjarri ka qenë i fuqishëm, duke shkatërruar plotësisht të gjithë ambientin e restorantit.

Aida Gjeçaj, pronarja e restorantit që u dogj thotë se ekspertët kanë përjashtuar shkakun e një shkëndije elektrike.

Ajo thotë se dëmi i shkaktuar është rreth 150 mijë euro pasi vjet kishte përfunduar ndërtimi i restorantit, ndërsa hedh dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, dhe se nuk ka pasur konflikte apo kërcënime nga njeri.

"Nuk kam dijeni. Pasi mbrëmë isha në Tiranë për punë administrative. Kur më kanë njoftuar në dy të natës se kishte rënë zjarr në subjektin tim. Erdhëm, komshinjtë kanë fikur zjarrin, nuk kanë arritur të shpëtojnë gjë. Ishte restorant me panele diellore. Dhe ishte e pamundur që të fikej, zjarrfikësja nuk ka arritur të vijë në kohë.

Gjithsesi ka ardhur,  ka bërë pjesën e saj të fundit. Falenderoj komshinjtë që kanë dhënë ndihmën e parë dhe për të evituar që zjarri të përcillej në godina të tjera, që janë kuzhina dhe bujtina. Nuk ka pasur dëme në njerëz. Falë zotit jemi mirë sa i përket jetëve njerëzpre ndërsa hekurat shkojnë dhe vijnë. Restoranti është në pronësinë time si Aida Gjeçaj. Kemi bmi 15 vite që operojmë në këtë sektor. Ndër bujtinat e para që kemi punuar dhe promovuar Thethin në këto vite.

E vetmja gjë që ekspertët kanë konfirmuar është se energjia elektrike nuk është shuar edhe pse godina kishte marrë flakë, gjë që përjashton incidentin nga ndonjë shkëndijë elektrike. Kështu që për shkaqe të tjera nuk kam dyshime, sepse nuk kam askujt borxh, s’kam asnjë konflikt apo kërcënime. Nuk e di nga se mund të ketë ardhur. Kemi vetëm 5 dhoma në pronësi, pasi nuk kam dashur të ndërtoj asnjë gjë pa leje. Nuk e di ku ta vë gishtin.

Nuk e di, koeicidenca është e keqe. Thashë nuk kam procedim për prishje sic mund të kenë një pjesë e banorëve sepse s’kam marrë veprime për ndërtime që mund të penalizohesha. Kam zgjedhur të punoj në nivel të ulët, me restorantin, me një kuzhinë të hapur, me 5 dhoma.

Dëmi i shkaktuar në këtë godinë, e cila është ekologjike, është një strukturë parafabrikat, kostoja e ndërtimit të saj që e kemi përfunduar vitin e kaluar është afërsisht 150 mijë euro. Kështu që dëmet janë vetëm materiale, dëme kanë çdokush me dashje apo pa dashje.

Përderisa nuk është energjitike, ia lë në dorë drejtësisë dhe ata që janë eksperta këtë punë. Ua lëmë atyre në dorë. Duke qenë se familjarisht jemi të lidhur me drejtësinë, ia kemi besuar. Besojmë te ligji dhe shteti dhe nuk e di, presim që veprimet të bëhen dhe e vërteta herët a vonë do të dalë", thotë ajo. 

16 Komente

  1. A
    Ashiku

    Ti rindertohet nga shteti ne fund te hetimeve per zjarrin! Me sa duket ky sezon turistik per Thethin kaq e pati pooo...me mire nje sezon i keq se sa perjetesisht pa turizem prej makuterise se budallenjve jashte kontrollit si Durresi per shembull

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noar

      Paguaja ti rindertimin nga xhepi yt.

      Përgjigjjuni
      1. Ashiku

        Vallaj me mire te paguaj per ate se te paguaj per rrugen e kanalizimet per ndertimin apo ndertimet qe ke bere ti pa leje ne Theth vlla...100mije here me mire

        Përgjigjjuni
        1. 0
          01577376573

          @ASHIKU shume mire kontaktoje 0672046333 (Vila Gjecaj Theth)merri ibanin dhe jepi leket...behu ti siguruesi i prones se zonjes (qe ka burrin prokuror spaku) meqe zonja sdo ti hedhe ca lek per sigurim nga zjarri etj tek kompanite e sigurimeve ...

          Përgjigjjuni
      2. k
        k

        Ma vjen sinqerisht keq për zonjën, por duke qenë e zonës duhet ta dinte ku po investonte. Një vend që vidhen pronat, zaptohen tokat, shiten gjykatat, blihen vendimet, unë besoj se nuk investohet paraja e paster. Eshte sikur te ndërtosh mbi nje vullkan. Nuk ke asnjë siguri. Aty mund te hedhesh vetëm parate e pista duke mos pasur asnjë mundësi tjeter per ti pastruar.

        Përgjigjjuni
      3. T
        Teodor

        Babezia mungesa e planeve rregulluese dhe mungesa e shtetit e shkaterruan dhe kete perfect. Sa keq.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigrant

          Turp i madh Nga njera ane bertasin per sukse ne turizem Nga ana tjeter ua prishin lokalet qe i kan bere me mund e gjak Shum mir do ish qe keto objekte te legalizoheshin duke paguar te gjitha taksat per keto ndertime Dhe asgje te mos preshej

          Përgjigjjuni
          1. b
            berberi

            Ore, po aty ku je ti, pra si emigrant, keshtu ndertohet si ti teket pronarit? Po neser po shkoj une tek toka jote atje ku e ke lene djerr dhe po ndertoj nje vile per qejfin tim, si thua?

            Përgjigjjuni
          2. s
            sapa

            Njeriu normal dhe i ndershem e ka te pamundur te jetoje ne shqiperi!

            Përgjigjjuni
            1. 0
              01

              njeriu i ndershem nuk nderton kuturu or mik ,njeriu i ndershem ne shqiperi ka nje apartament te kohes se xhaxhit dhe nje pune normale .......keta qe thua ti sjane te ndershmit por abuzuesit qe ju kane zaptuar gjithe hapsirat njerezve te ndershem ......e kuptove

              Përgjigjjuni
            2. 1
              10 korrik

              Ke shume te drejte Teodor. Liria pa kufi i leshoj babzitesit, hajdutet, ata qe nuk duan tja dine per ligj, qe pa patur parasysh se shkaterronin te ardhmen ne nje vend te virgjer me ndertimet pa kriter..............Plane rregulluese, vertet mund te mos kete patur kudo ne cdo katund, por vija kufizuese ka patur te miratuara qe para vitit 1990-te. Sot, per te mos lejuar abuzime nga te pa bindurit dhe nga pushtetet vendore, nevoitet nje legjislcion i detajuar, nje plan urbanistik gjithashtu i detajuar, i miratuar dhe i afishuar ne cdo zone ku kryen dhe ku do kryen ndertime, ne menyre qe qytetari dhe katundari te dije ku dhe si do investoje per te mos arritur ne situata te tilla.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lani

                Edhe ças 30 vitesh nuk është bërë një plan i tillë në fshatin më të vizituar në Shqipëri?!

                Përgjigjjuni
              2. 1
                10 korrik

                Ndertime me konstruksion betoni ne Theth......TURP. .........Ndertimet ne Theth mendoj se duhen vetem me mur guri dhe dru me cati alpine. .........Ruajeni Thethin, se nje pjese e babzitsave tane, jane leshuar qe nga viti 1992, si qeni nga zinxhiri. Komunitetet, duhet te zgjedhin ne organet e pushteteve vendore njeres me integritet, nese deshirojne te ndertojne nje te ardhme te te bukur dhe te sigurt, duke u larguar nga interesat e castit, apo ato te fisit.

                Përgjigjjuni
                1. .
                  ......

                  ik siguro pronen zonje ,sjemi ne komunizem qe te ta beje shteti ,policia mund te gjejecautoret e gjykata ti coje ne burg por shteti ska pse te re ndertoje ty restorantin....hidhni 150 mije euro e spaguani nhe sigurim vjetor qe sben me shume se 200-300 euro

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Demotakercita

                    Shqiperia ka 35=vite pa ligj dhe nen terorin e vetgjyqesise.Zjarrevenia ne nje resorant (ne rastin konkret) mund te jete shkaktuar nga "xhelozia" (hiqia lopen gjitonit pa cka qe une s'kam lope e nuk dua ) ,mund te vije per hakmarrje (megjithese zonja e perjashton) apo nga qendrime politike kunder mbarevajtjes te turizmit.Eshte detyre e organeve kopetente te veprojne.Sa per rindertimin kompania ku eshte siguruar te paguaj.Shteti mund ta ndihmoj me kredi te bute.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fugsi

                      Kesaj zonjes ja ka vene zjarrin qeveria dhe po qeveria do ja ndertoj , eshte pjese e planit te logjikes perverse te drogmenit kryeminister.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje