
Hetuesit kanë përjashtuar pistën e hetimit që shpërthimi më Lushnjë të ketë ardhur si pasojë e tensionit të lartë. Nga hetimet paraprake burime, burime bëjnë me dije se ekspertët dyshojnë se shkak është bërë njëra nga 2 bombolat që po transportoheshin për të punuar nga babë e bir.
Janë 2 bombola, njëra me oksigjen dhe tjetra me gaz argon, të cilat në kombinim të të dyjave përdoren për prerje dhe saldime në konstrukte metalike. Gjithsesi, pista po hetohet dhe vetëm në vijim do të dilet në përfundime konkrete, informon gazetari i Report Tv Sokol Dema.
Mëngjesin e sotëm grupi hetimor i përbërë nga ekspertë të fushave të ndryshme, të drejtuara nga prokuroria e rrethit gjyqësor Fier janë kthyer në vendngjarje. Ata po punojnë për të zbardhur shkaqet që çuan në shpërthimin e orës 15:30 (1 mars 2024) tek rrethrotullimi i plasmasit, në Lushnje që i mori jetën babë e bir ndërsa u plagosën 7 të tjerë, mes tyre deputeti i PS-së, Bujar Çela, pronar i magazinës.
Babe e bir, Roland dhe Elidion Hoxha, manovratorë, kanë qenë duke ngritur me vinç dy bombula oksigjeni që do të përdoreshin për saldime në çatinë e magazinës (kapanonit).
Banorët e krahasojnë shpërthimin me atë të masakrës së Gërdecit, të 15 marsit 2008 ku humbën jetën 26 persona, dhe qindra u plagosën, si dhe u shkatërruan qindra banesa e biznese përeth.
Është bërë taman si Gërdeci. Na janë thyer të gjitha, nuk kemi ku të rrimë. Pyeta ku është gjyshi, ku është gjyshi. I ra të fikët. Çfarë të thotë nëna mo.
Në një tjetër video që qarkullon në rrjete sociale duket shtëllunga e madhe e tymit që shoqëroi shpërthimin e fuqishëm në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në Lushnje.
Edhe inspektoriati shtetëror ndodhet në vendngjarje.
Njëkohësisht një grup pune nga bashkia po përgatitet për të verifikuar dëmet në biznese dhe banesa.
Nuk ka nevoje te preki telat. Ka nje distance te rrezikshme qe shkaktohet shkarkesa, sepse eshte tension i larte. Mjeti vinci eshte i tokezuar, ngarkesa eshte afruar ne fushen magnetike te krijuar nga telat dhe bum, njelloj si rrufeja. Pastaj eshte peforcuar shperthimi sepse ka qene bombul.
Dhe qe te plotesohet A, faji eshte i mos sigurimit teknik, qe fillon me pronarin, inxhinjerin dhe teknikun te cilet ndjekin punimet.
rregulloret jane shkruar me gjak....po ti zbatosh perdite nuk ndodh asgje....