Një ngjarje tragjike i mori jetën 30-vjeçarit shqiptar, Sajmir Beca, në nëntor të vitit të kaluar, duke lënë pas shumë pikëpyetje dhe dhimbje për familjen e tij.
I riu i pastrehë në atë periudhë, kishte fjetur në një kosh plehrash dhe u përplas nga makina e mbeturinave gjatë pastrimit të rregullt.
Shoferi i kamionit, në një seancë të zhvilluar këtë javë, përshkroi tmerrin që përjetoi, duke treguar se për shumë kohë kishte jetuar mes makthesh. Ai tha se kontrolloi koshat para se t’i ngarkonte, por pa parë asgjë të dyshimtë përveç një kartoni. Pasi aktivizoi mekanizmin e zhveshjes së plehrave, dëgjoi britma të forta.
Shoferi ndaloi menjëherë dhe njoftoi ambulancën. Sajmir u transportua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë disa ditë më vonë për shkak të plagëve të marra.
Familja e tij udhëtoi nga Shqipëria për të ndjekur hetimet, por gjykata e ka klasifikuar ngjarjen si një aksident tragjik.
Të shkojë ajo investigativja Lala se mos e zgjidh çështjen atje ku ky i shkreti ka humbur jetën! Ja që paska ndodhur një rast i tillë edhe diku në botë. Mund ta zgjeroni njoftimin për firmën pastruese, kryetarin e bashkisë të atij vëndi, se Lala mund të mendojë ndryshe… sidomos po që shqiptar edhe shoferi, nxjerr tjetër përfundim ajo si hetuese që është!
Gazetar analfabet ..,