Sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vendoset nëse ish Kryeministri Sali Berisha do të mbyllet në shtëpi me masë sigurie.
Ndërkohë Genc Gjokutaj dhe Sokol Mengjesi, dy avokatët e Berishës janë paraqitur në GJKKO.
Vetë Berisha, në orën që do të nisë seanca ka paralajmëruar një bashkëbisedim me të rinjtë e FRPD. Në ambientet e prokurorisë së Posaçme janë marrë masa të shtuara sigurie pasi kanë shkuar patrulla policie.
Kërkesa e SPAK për zëvendësim mase u bë të premten vetëm një ditë pasi mori autorizimin nga Kuvendi, teksa gjyqtarja Irena Gjoka pritet që më sot ta pranojë këtë kërkesë, pasi më parë do të dëgjojë palët, prokurorët e SPAK dhe mbrojtjen e Berishës.
Sali Berisha është nën hetim nga SPAK për akuzën e “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.
Në dosjen e klubit sportiv “Partizani” thuhet se ish Kryeministri ndikoi që dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, sot në arrest shtëpie, të privatizojë kompleksin dhe ndërtojë 19 kulla të cilat i sollën fitim prej 5.4 mln euro.
Sociopati i crregulluar menderisht jeton ne kohen kur i luteshin Presidentet e Amerikes apo bente marreveshje me Edi Ramen, por tani ka ardhur koha te jape llogari per krimet dhe vjedhjet marramendese qe ka bere gjate jetes se tij prej perbindeshi.