
Riaktivizohen flakët në qendrën tregtare në Lushnjë.
Vizion Plus mëson se vatra e zjarrit është riaktivizuar në katet e sipërme të pallatit 12-katësh dhe është i përmasave të mëdha, siç duket nga pamjet që vijnë nga Lushnja. .
Fatmirësisht operacioni i evakuim-shpëtimit përfundoi dhe asnjë person nuk është në rrezik për jetën.
Në operacion për evakuimin e qytetarëve morën pjesë Forcat Renea, Forcat e Sigurisë Kombëtare, Njësitë Shqiponja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe zjarrfikësit.
Në vendngjarje ishin Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Zëvëndës Drejtori i Përgjithshëm Sokol Bizhga, Drejtori Vendor i Policisë Fier Lorenc Panganika, Drejtues të tjerë të DVP Fier dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.
Janë evakuuar dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore rreth 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses, jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv
Lini një Përgjigje