
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se rreziku nuk ka kaluar ende pasi në qendrën e biznesit në Lushnjue, ende ka vatra të vogla zjarri në godinë.
Ai shtoi se problem mbetet temperatura e godinës ku po punohet për shkak të zjarrit që përfshiu katin e tretë.
“Falë ndërhyrjes dhe koordinimit të mirë mes forcave zjarrfikëse, Shqiponja dhe RENEA të cilat për shkak të profesionalizmit arritën të ndërhyjnë në kohë në banesa për të cilat u informuam që nuk ka banorë por pas hyrjes me forcë djemtë e RENEA-s gjetën njerëz në këto banesa.
Ato tani janë jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen në spitalin e Lushnjës. Rreziku nuk ka përfunduar sepse në momentin që flasim ka ende disa vatra më të vogla të ndërtesës. Problem mbetet temperatura e godinës ku po punohet është shumë e lartë për shkak të zjarrit që ka qene në katin e tretë”- tha Balla ndër të tjera.
Per te shmangur ndonje tragjedi tjeter te me pasme te rivleresohet (nga specialiste te profilit) aftesia mbajtese e struktures se betonit ne katet ku temperaturat kane qene teper te larta,.Qyteti I Lushnjes ka qene I prekur shpesh nga lekundjet sizmike!!.
Po si ka mundësi të lejohet hapja e nji subjekti të till pa pasur sistem Kundra zjarrit? Viti 2024 dhe tek ne sikur viti 1984. Gjynaf kush ka pas shpin tek ajo Godin. As siguracioni nuk ja mbulon po per të njëjtin shkak. Apo do e paguj pronari superit? Ai deklaron falimentimin dhe hap biznes me emër tjetër në qytet tjetër. Jeta vazhdon Gjyna i morning njerzit më qaf.