Të shtëna me armë zjarri drejt një biznesi në Fier

24 Dhjetor 2023, 16:33Kronika TEMA
Të shtëna me armë zjarri drejt një biznesi në Fier

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të diel në afërsi të Fierit, ku një 30-vjeçar ka qëlluar në drejtim të një berberhaneje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim, shtetasi G. M., 30 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberanës së shtetasit B. K., 33 vjeç. Nga të shtënët nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë të Forcës Operacionale dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e shtetasit G. M.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje