Tragjedi në një familje në Lezhë - 42 vjeçari gjendet pa jetë në vendin e punës, nëna e tij vetëvritet sapo mëson lajmin

20 Dhjetor 2025, 11:01Kronika TEMA
Tragjedi në një familje në Lezhë - 42 vjeçari gjendet

Një tragjedi në familje ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Lezhë, ku një 42-vjeçar u gjet i pajetë në dyqanin e tij me vegla pune.

Policia njofton se shtetasi Aleksandër Marku 42 vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë, ka vdekur dhe dyshohet se vdekja ka qenë natyrale.

Por, nëna e tij, Prene Marku, kur ka mësuar  lajmin e rëndë,në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se ka varur veten. Ajo u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, dyshohet se nëna e tij, shtetasja P. M., 72 vjeçe, pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten e cila u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

9 Komente

  1. D
    Detari

    Pasojat e varferise. Populli var veten ne vend te vari qeveritaret qe i vjedhin.

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xha

      O Dekar, çdo gjë e light me politikën? Leri njerëzit e lënduar të kalojnë momentin, o idiot me zile

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni

        PSE i dretohesh Decarit sikut ai eshte njeri? Decari eshte pa gjak ,zvarranik' eshte mut i vogel, mize bythe i hutuar e trembur ...gjerat kane rrjedhoje tjeter cfare menon Decari !!!!!

        Përgjigjjuni
      2. L
        Likja

        O Dekari ups detari …. të qr ty dhe atyre si ty …. oo varfëria ç’hyn në këtë rast - o rq i Saliut .

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tng

          Ju derdhet Detarit sikur do ti rruani Topet se po thote se nga farferia shtohen hallet,meqen vdisni juve qe paguheni per kunder komenteve reale…

          Përgjigjjuni
        2. M
          Mendim

          Pikerisht pasojat e varferise te kane lene edhe ty pa dy lek mend.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lomi

            ore ti loqe Dekari, di te lexosh apo jo, tjetri ka dyqan me vegla pune e bujqesore dhe ti na thua qe shkak eshte varferia. Mbylleni ne cmendine ket loqen!

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tirana

            Dhjetar te rente tu ky hall.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Doktori

              O Detar o .....ar.C'lidhje ka me keto vdekje tragjike qeverria dhe fukaralleku. Tha njeri se ata ishin pa buke???? Idiot!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje