U arrestua brenda shtëpisë së Big Brother VIP, çfarë ka ndodhur disa vite me parë me konkurrentin

3 Mars 2024, 17:10Kronika TEMA

U arrestua brenda shtëpisë së Big Brother VIP, çfarë

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme, ku policia ka arrestuar brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, banorin Liam Osmani i cili iu bashkua spektaklit mbrëmë (2 mars).

Arrestimi i tij është bërë i mundur nga forcat Operacionale të policisë së Tiranës. Rezulton se gjykata e Tiranës e ka dënuar në 2022-in me 2 vjet e 6 muaj burg nën akuzën e veprës penale të mashtrimit.

44 vjeçari akuzohet se në 2019-ën, ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit 17 bileta turistike për në Gjermani me vlerë 6 mijë euro, pa kryer pagesën përkatëse.  

Liam Osmani ka hyrë në territorin e Shqipërisë rreth 10 ditë më parë dhe sistemi në Rinas nuk e ka kapur dhe ka mundur të kaloj pa probleme.

Sipas mediave, para Policisë Liam Osmani ka pretenduar se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.

3 Komente

  1. V
    Vrojtusi

    Investigoni se ka kaluar kufirin fshehtas duke u ndihmuar nga Top-Chaneli

    1. G
      Gerdi

      Për ironi të fatit dhe tënden. Ai jo vetëm ka kaluar në Rinas, por ka kaluar nga skaneri për të ardhur më shpejt se po prisja përjashtë dhe mu ça rika. Po ty të faleminderit për hapjen e një piste të re vëzhgimi.

    2. r
      ronny

      Kur muti perplaset me helikat e freskueses (when shti hits the fan) ska burre nene qe ti shpetoje ciklave te mutit qe shperndahen ne cdo krah, edhe kjo puna e keti big brother Shitit apo Vipit hehehe nje deshtim total i nje programi qe eshte i deshtuar per vete formatine e tij, totalisht nje antivlere njerezore, humbje kohe kot.

      Lini një Përgjigje