
Gjykata e Shkallës së Parë të Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtorin e komanduar të burgut të Reçit, Ervis Zika që u arrestua pak ditë më parë për shpërdorim detyre.
Drejtori i burgut të Reçit dyshohej se ka kaluar në regjim pa skaner sende të paligjshme dhe se ka firmosur në mënyrë fiktive kartelat e karburantit.
Pala mbrojtëse kërkoi një masë lehtësuese për faktin se drejtori i burgut nuk përbën rrezikshmëri për ikjen nga vendi.
Hetimi ndaj drejtorit të burgut të Reçit do vijojë në kushtet e arrestit të shtëpisë. Vendimi u dha nga gjyqtarja e Shkallës së Parë në Shkodër, Izabela Radovani ndërsa prokurore e çështjes Shqiponja Milla.
Ato grate motrat cupat mu ne drejtesi qe keni ,Rama kurva bashke me majmunen e usa-s na e bene peshqesh reformen
Qenka hajdut xhepash, shumë ordiner… Pa karakter. Pooooor, edhe ai që e vuri, qënka pis/e, mbasi kësisoj monstrash, nuk mund të punësohen në këto lloj vende pune tepër pikante….