U ekstradua nga SHBA, zbardhet vendimi i gjykatës për Leonard Mnelën: U shpall i vdekur me dokumente nga Venezuela

4 Mars 2024, 15:54Kronika TEMA

U ekstradua nga SHBA, zbardhet vendimi i gjykatës për Leonard

Një histori e pazakontë është zbuluar dje. Leonard Mnela i arrestuar në SHBA me qëllim deportimin në Shqipëri dhe që ishte person i skeduar për disa vepra penale në Shqipëri por dhe në Itali kishte marrë një vendim nga gjykatat shqiptare të cilin e bënin të vdekur.


Report Tv ka siguruar vendimin e datës 16 qershor 2011 të marrë në Gjykatën e Durrësit nga Ndue Gjura, atëherë gjyqtar i kësaj gjykate por që ka ndërruar jetë disa muaj më parë nga një sëmundje e rëndë

Çështja është regjistruar më 15 dhjetor 2010 në këtë gjykatë dhe ka nisur përmes të ëmës, Gjelinë Kaçaj, e përfaqësuar nga av. Nasibi Gaxholli, Dhoma e Avokatëve Durrës, me prokurë të posaçme datë 20.07.2010. Palë ka qenë dhe zyra e Gjendjes Civile, Bashkia Durrës e përfaqësuar nga përgjegjësi i zyrës, z. Shpend Hoxha.

"Objekti i shqyrtimit ishte deklarimi i faktit të vdekjes së shtetasit Leonard Mnela, i dtl. 14.03.1969, lindur në Shkodër, i biri i Kolës dhe i Gjelinës, i cili ka ndëruar jetë më datën 03.01.2003 në orën 11.05, në Republikën Bolivariane të Venezuelës, shteti Miranda, Bashkia Suckre, Kisha Famullitare Petare, si dhe regjistrimin në çertefikatën e vdekjes pranë zyrës së gjendjes cvile të Rajonit nr. 2, Bashkia Durrës."


Më 16 qershor 2011 gjyqtari ka deklaruar faktin juridik të vdekjes së Leonard Mnelës në banesën e tij në Venezuelë për shkka të kardiopatisë ishemike.

Vendimi

"Deklarimin e faktit juridik të vdekjes së shtetasit Leonard Mnela, i datëlindjes 1969, i biri i Kolës dhe i Gjelinës, lindur në Shkodër, beqar, vdekur më datë 2003, në banesën e tij, në Bashkinë Sucre, shteti Miranda, Republika ariana e Venezuelës, ku shkaku i vdekjes ka qenë: kardiopati ishemike”.

Kush është Ndue Gjura?


Ndue Gjura nuk i është nënshtruar vettingut, pasi është larguar nga sistemi me dorëheqje. KPK vendosi më 18 qershor 2020 ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për gjyqtarin pikërisht për këtë fakt. Po kështu  vendosi ndalimin e Gjurës që të emërohej në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare. Ai ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit por kjo e fundit e rrëzoi ankimimin. Gjyqtari Gjura ndërroi jetë disa muaj më parë nga një sëmundje e rëndë.

E kaluara e Leonard Mneles


Arrestimi i Leonard Mnela u bë i mundur në Miçigan nëpërmjet një bashkëpunimi mes departamentit të policisë kriminale shqiptare në bashkëpunim me 2 agjenci amerikane. Leonard Mnela do t’u nënshtrohet hetimeve, për ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në Shqipëri, ku dyshohet të ketë qenë i përfshirë. Leonard Mnela alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela rezultonte dhe i dënuar me 25 vite burg në Itali për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha./ Shqiptarja.com

2 Komente

  1. L
    Luiza

    PO Ervis Martini kur do te ekstradohet nga Dubai?!

    1. L
      London

      Normalisht edhe atij miut do i vije dita Erpis Markurves

      Lini një Përgjigje