U vra nga ish-burri në Gjermani/ Flet nëna e 28-vjeçares shqiptare: E ka rrahur me kabull, e kercënoi që po u ndanë do vriste vajzën 7 vjeçe

23 Maj 2023, 16:23Kronika TEMA

U vra nga ish-burri në Gjermani/ Flet nëna e 28-vjeçares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Aachen të Gjermanisë, ku një 28 vjeçare shqiptare Jetmira Beka ka humbur jetën pasi është vrarë nga ish-burri i saj Besmir Ademi.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka folur nëna e viktimës, e cila ka treguar dhunën që ka përjetuar e bija nga ish bashkëshorti.

“Që 8 vite e kërcënume prej tyne, jo e mysim sot jo e mysim nesër. Nëse ti thu diçka në familjen tande, ose dahesh prej meje. Ai ka përdor dhunë fizike, dhunë psiçike.

Ai ka përdor dhunë që nuk e përdor një serb, se s’po du me përdor fjalën serb se edhe ai është popull, por unë e kam babën e zhdukt prej Serbisë. Po nuk e përdor dhunënë që e përdor Besmir Ademi.  Ky është nipi i avokatit Sheremet Ademi.

Sheremet Ademi që i mbron të drejtat e njeriut, s’u kanë në gjendje me na thirrë me thanë ka ndodhë qa ka ndodhë, na vjen keq, edhe Jetmirën, që u kanë një çike që nuk mundet me gjet në trojet shqiptare, s’ka thirrë me na kërku falje”, tha ajo për “Lajmi.net”.

Ajo ka treguar se vajza e saj kishte dy muaj që ishte ndarë nga bashkëshorti me ndërrhyrje të shtetit gjerman, teksa ka treguar se vajza e saj shtë dhunuar në mënyrë çnjerëzore nga ish bashkëshorti, i cili madje e ka kërcënuar që nëse ndahen do vrasë vajzën e tyre 3-vjeçare.

“Jetmira është nda që dy muaj prej tij. E ka nda shteti gjerman për shkak të dhunës që ka përdorur Besmir Ademi. Jetmira është dalë prej shtëpisë. Policia e ka kthy Jetmirën në shtëpi se i ka tre fëmijë. Mas 10 ditëve, shteti e ka marrë Jetmirën e ka çu në shtëpi të grave.

Ai s’ka mujt me përballu ata pse kjo dahet prej meje.  Kjo u kanë e rrehne me kabull të televizorit. U kanë e rrehme me thikë në fytë, me çelësa të kerrit. I ka thanë që nëse dahesh prej meje, ka me ta pre çikën, Ledinën. Që çika e Ledinës i ka 7 vjet”, tha ajo.

2 Komente

  1. T
    Tironsi

    gjynah, rest in peace!

    1. I
      Illyrian

      Zonje, nuk e dinit kur e martuat vajzen, se me cfare kafshe po e martonit? cfare emri t'i japesh ketij Beskeqit? Kafshe nuk i thua dot, se Kafsha nuk e ben nje gje te tille

      Lini një Përgjigje