VIDEO/ “Unë jam Habib Rexha”, publikohet video e 31-vjeçarit para vetëdorëzimit në polici

23 Maj 2023, 16:00Kronika TEMA

VIDEO/ “Unë jam Habib Rexha”, publikohet video e

Habib Rexha autori i vrasjes së 48 vjeçarit, Arian Gosa është vetëdorëzuar ditën e sotme në komisariatin e policisë së Kavajës. 

Në videon më poshtë të realizuar përpara se Habib Rexha t’u dorëzohet autoriteteve, 31-vjeçari shfaqet me babain e tij dhe thotë se do të dorëzohet në Komisariatin e Policisë së Kavajës me vullnetin e tij të lirë dhe me kërkesë të familjarëve.

 “Unë jam Habib Rexha, ky është Fadil Rexha, babai im. Me dëshirën time do vetëdorëzohem në Komisariatin e Kavajës dhe me kërkesën e familjes time”, shprehet ai.

Pas këtij momenti ai iu drejtua ambienteve të Komisariatit të Policisë së Kavajës dhe u vetëdorëzua duke marrë përsipër krimin që ka kryer.

Kamerat e sigurisë së bizneseve në Kavajë e filmuan teksa largohej në këmbë pasi qëlloi me një plumb në kokë Arian Gosën. Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen Nr.1 të Kavajës pasditen e së dielës, teksa Arian Gosa ishte duke konsumuar një kafe me babain e tij. Ky i fundit pa të birin t’i vritej përpara syve. 

 

 

 

6 Komente

  1. k
    k

    Ti je kafshë !

    Përgjigjjuni
    1. D
      DmJ

      Tani duhet ti marri 10000 Euro ky??

      Përgjigjjuni
      1. F
        Familjarisht ...

        Kriminel u ndyre,te denofte zoti,keni gjet keto ligje te shpifura ju qe as kafshe nuk mund te jeni

        Përgjigjjuni
        1. J
          Juliano

          Po ku në të sëmës do shkoje, vetëm po të futeshe tek gopi nga dole. Tani ha bukë dhe rro, se taksat për të jetuar dhe hëngër ti, i paguajmë ne, populli që i bie bretku për të qënë në hallet e tyre.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Henks

            Fytyrën tipike të një dawn-i, emrin Habib, ç'mund të presësh tjetër nga këta dythundrakë?

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pa emër

              Kujtojmë traditat e Kukësit që është Në borxh me dy të tjerë Do t'i lehet edhe ati Babaj vetëm si e ka Len Me spektatel si e ka bër në video Kujdes

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje