
Prokuroria e Shkodrës ka dërguar në gjyq 10 persona për veprat penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” e kryer në bashkëpunim.
Konkretisht janë dërguar në gjyq shtetasit E.D., N.B., G.B., K.T., A.SH., A.M., R.M., D.Ll., A.Y., dhe F.B, të akuzuar se kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.
Nga hetimet për këtë procedim penal, është provuar se ka tre raste të votimit të dyfishtë. Shtetasi E. D., ka votuar për vete dhe për shtetasen B.Q., ndërsa shtetasit A.Y., dhe F. B., kanë votuar dy herë në dy qendra të ndryshme si votues në qendrën e parë dhe si anëtarë të komisionit në qendrën e dytë.
Ndërsa shtetasit N.B, G.B., K.T., R.M., A.M., D. Ll dhe A. Sh., kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Votimit më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 327/a/2 e 25 i K.Penal, duke lejuar me dashje shtetasin E.D., që të votojë me dokumentin e shtetases B.Q”- thuhet në njoftim.
Nga ana objektive vepra penale është realizuar nga të pandehurit me veprime dhe mosveprime duke lejuar persona për të votuar më shumë së një herë, votimin nga persona pa u paidentifikuar, mosmbajtjen e dokumentacionit zgjedhur sipas kërkesave ligjore duke sjellë si pasojë cenimin dhe manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve në qendrën e votimit.
Te gjith keta jane miqt e Pordh Spahise
Ne Europe ku duan te shkojne shqiptaret ka ligje edhe per votimin e pjestareve te familjes; kur verteton me dokument, mbasi te ka ardhur thirrja ne shtepi per votim, psh: ke prere nje bilete avioni para dates se zgjedhjeve dhe e paraqet ne komune, njekohesisht shpreh para perfaqesuesit administrativ se dua te votoj djali, burri, vajza apo gruaja per mua, atehere jepet nje dokument i firmosur nga te dy personat dhe vulosur nga komuna. Shkon ne zgjedhje dhe voton per vete dhe pjestarin e familjes me ate dokument dhe karten e identitetit tenden dhe pike. Kaq. Ligjet ne nje shtet nuk i ben as OSBE e as opozita apo mazhoranca, i ben parlamenti qe zgjedh populli dhe i zbaton administrata dhe drejtesia. Kush i shkel pergjigjet para ligjit, prandaj u vini flaken prokuroreve dhe gjykatesve shqiptare qe u jepni miljona nga taksat tuaja se ata po u a bejne varrin qe ndryshe zbatohet per kriminelet e hajdutet ordinere dhe ndryshe per hajdutetet e kriminelet politike. Por shkaterrimin e nje shteti e bejne kriminelet politike ne bashkepunim me drejtesine shqiptare. Ketu eshte kollona e lirise dhe demokracise. Kot e keni qe beni protesta e i keni kthyer ne xhiro ne bulevard; nje here nxirrni nga zyrat dhe i perzini me hu, prokurore, gjyqtare e avokate qafederra dhe do shpetoni veten dhe vendin!
Po BS sikur ja vodhen apo bie fjala
Drejtesia eshte ne rruge te mbare!