
Katër punonjës të bashkisë së Pogradecit janë arrestuar nga policia pasi vodhën ndihma të dhuruara nga donatorët për qytetarët.
Në pranga ranë R. F., 58 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec; R. M., 58 vjeç, banues në Pogradec; B. Xh., 35 vjeç, banues në Hudënisht, Pogradec dhe M. M., 35 vjeç, banues në fshatin Çervenakë, Pogradec.
Arrestimi i tyre për shpërdorim detyre ka nodhur pasi mbrëmë është publikuar një video në rrjetet sociale, teksa shfaqeshin punonjës të bashkisë Pogradec që vidhnin pako me ndihma të dhuruara nga donatorë të huaj për komunitetin e Pogradecit.
Të katër të arrestuarit me detyrë punonjës pranë bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e pallatit të sportit, në qytetin e Pogradecit, vodhën disa pako me ndihma, të dhuruara nga donatorë të huaj, për komunitetin e kësaj bashkie. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pakot me sendet e vjedhura dhe një automjet tip “Audi”, me të cilin do të transportoheshin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim.
Jo arrestim, por zëvendësim i tyre. Pakot me ndihma nuk kapin vlerën e 2000 lekë të rinj.
Ohh, sa mire ja kane bere. Po pse, per te vjedhur per vete i ka vene punonjesit Bashkia. Te zene mend te tjeret. Nuk do dalin ne selamet me vjedhje. Turp.
Shume mire qe veproi policia, po per ata qe vodhen tokat ne Tirane e ne qytetet e tjera, po per ata qe vodhen floririn, vrane e vodhen gjithe shqiptaret çfar po behet? Kush vjedh miliona e zhduk njerez qe e pengojne, nuk denohet pra mos vidhni pak o njerez, se shkoni ne burg, vidhni sa me shume e shkaterroni jeten e te tjereve se nuk ju bejne gjë!