Vrau vëllanë dhe kunatën në mes të dyqanit në Tiranë, 'Apeli' lë në burg Arsen Muskurtin

26 Shtator 2022, 11:42Kronika TEMA

Vrau vëllanë dhe kunatën në mes të dyqanit në

Gjykata e Apelit Tiranë ka miratuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për të lënë në burg Arsen Muskurtin, autorin e vrasjes së vëllait dhe kunatës, Dritan dhe Nora Muskurti. Vrasja ndodhi në datën 30 gusht, rreth orës 16:40, në agjencinë e udhëtimeve “Nour Tours”, pranë Rrugës së Kavajës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur “Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim Arsen Muskurti dhe caktimin si masë sigurimi ndaj personit nën hetim A.M të masës së sigurimit personal atë ‘Arrestit ne burg’, te parashikuar nga Neni 238 I K. Pr. Penale”.

Seanca gjyqësore ndaj të dyshuarit u mbajt në 1 shtator, ku Gjykata e Tiranës kërkoi arrest më burg për 30 ditë ndaj Muskurtit, me qëllim kryerjen e akt ekspertimit psikologjik për verifikimin e gjendjes së shëndetit mendor.

Konflikti mbi pronën dyshohet të jetë shkaku që shtyu Arsen Muskurtin që mban edhe emrin Hamza Kastrati të vriste vëllanë dhe kunatën.

Dy vëllezërit dyshohet se janë konfliktuar në ambientet e një lokali në rrugën “Islam Alla”,  dhe debati ka degraduar në përdorimin e armës.

 

Lini një Përgjigje