Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur 32-vjeçari Vildan Kepëca.
Nga pamjet duket se Agron Mehmeti, babai i Arvin Fregjaj, është personi që nis përleshjen, duke e goditur fillimisht me grushte 32-vjeçarin.
Më pas në konflikt përfshihet edhe 18-vjeçari Arvin Fregjaj, i cili, sipas pamjeve dhe hetimeve paraprake, nxjerr një thikë nga çanta e brezit (borseti) dhe e godet disa herë Vildan Kepëcën, duke e lënë të plagosur.
Për këtë ngjarje, Policia ka arrestuar babë e bir, të cilët akuzohen për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.
Policia po ashtu ka arrestuar vellain e te plagosurit pasi tentoi te hakmerrej me arme zjarri pistolete per plagosjen e vellait te tij.
Si su gdhëndën njëherë këta primitiv?
Vetem aty ku nuk ka shtet ndodhin barbarizmat!Sepse cdo gje eshte fokusuar tek vjedhja dhe korrupsjoni.A u nxorr nga burgu vrasesi????kjo eshte shqiperia e Rames dhe prandaj edhe njerezit dalin ne shesh!
Bab e bir qenkan kafshe pylli, nuk mjaftojn grushtat 2 me 1 pse me thik ti marresh jeten?