Zbardhet zjarrvënia në Berat/ 78-vjeçari leu me benzinë muret dhe i vuri flakën banesës së djalit

12 Dhjetor 2023, 14:18Kronika TEMA
Zbardhet zjarrvënia në Berat/ 78-vjeçari leu me benzinë

Zbardhet zjarrvënia në Berat, ku një vilë 3-katëshe është përfshirë nga flakët.

Dyshohet që zjarrin ia ka vënë babai i pronarit të banesës, 78-vjeçari, Shahin Qato, i cili është proceduar penalisht.


Njoftimi i policisë:

I vuri zjarrin gjatë natës, banesës së djalit të tij, për motive të dobëta, procedohet penalisht

Menjëherë pas njoftimit të marrë gjatë natës, se po digjej banesa në pronësi të shtetasit D. Q., në lagjen “30 Vjetori”, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe në bashkëpunim me zjarrfikësit, kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nga veprimet proceduralo-hetimore të kryera në vendngjarje, është bërë i mundur identifikimi i autorit të këtij rasti, shtetasit Sh. Q., 78 vjeç, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin gjatë natës, banesës së djalit të tij, shtetasit D. Q., për motive të dobëta.

Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 78-vjeçarin, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

1 Komente

  1. Z
    Zoni ,98 vjec

    Te kesh vile 3 kateshe dhe te leshe nenen dhe babain ne pike te hallit per buken e gojes,,,mire ja ka bere.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje