Policia e Shkodrës ka vënë në pranga bashkëshortin e Alma Arrazit, e zhdukur me tre fëmijët e mitur, njëri prej të cilëve u gjet i pajetë në lumin Buna.
31 vjeçari Ergys Arrazi akuzohet për dhunë ndaj gruas dhe tre fëmijëve si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës 9 vjeçare si pasojë e dhunës.
Vajza 9 vjeçare u gjet e pajetë nga një peshkatar i zonës dhe dyshohet se është vetëmbytur.
Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë. Hetimet nisën pasi ka qenë 31 vjeçari që ka denoncuar zhdukjen e bashkëshortes dhe tre fëmijëve.
Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje. 31 vjeçari u arrestua të shtunën nën akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”.
More ça bëhet kshu? A jeni në rregull? Patjetër që është një tragjedi e madhe për këtë familje ,por po të fillojmë të arrestojmë të gjithë burrat që tradhtojnë gratë, vaj halli pastaj!!!! Keqardhje për këtë grua dhe ata fëmijë të mjerë ,por nuk ka asnjë arsye të justifikueshme ti marrësh jetën fëmijëve të tu për të bërë burrin që të vuajë. Veprim egoist dhe madje e sëmurë.
Ky pis burrë është vrasësi i 4 jetëve! Më thoni dot, që ligji i dënimit me vdekje është i tejkaluar?! Populli ynë ka nevojë edhe për 100 vjet për atë ligj! Fatkeqësi kombëtare nga kurvarët, kurvat dhe mungesa e ligjit të dënimit me vdekje.