Zjarret në vend - Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës: Mbi 90% janë të shkaktuara nga dora e njeriut, zonat më të rrezikuara

17 Korrik 2025, 13:55Kronika TEMA
Zjarret në vend - Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës: Mbi 90%

Vatrat më problematike në vend në 24 orët e fundit janë në Dibër, Bulqizë, Mallakastër dhe Vaun e Dejës. Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri“ në Report TV, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara theksoi se në këto vatra, shuarja është bërë e vështirë për shkak të terrenit të vështirë dhe zonës së pyllëzuar.

“Është punuar me të gjitha kapacitetet, por terreni i vështirë, masivi i madh i shkurreve dhe pishave kanë bërë që këto zjarre të vazhdojnë me ditë dhe nuk janë vënë akoma nën kontroll.“, u shpreh Cara.

Ai tha se pjesa më e madhe e vatrave të zjarrit, më shumë se 90% janë të shkaktuara nga dora e njeriut.

Sipas tij, më të rrezikuara nga zjarret janë kryesisht zonat malore dhe kodrinore, por edhe të tjerat. Më të rrezikuara, tha ai, janë, Fieri, Vlora, Lezha e Berati. 

Cara tha se është alarmante që sivjet, zjarret kanë filluar të jenë prezente më shpejt sesa vitet e tjera.

“Aty ku kemi të bëjmë me ullinj dhe pranë banesave, zjarret janë kryesisht nga dora e njeriut, një përqindje e vogël janë aksidentale nga banorët që bëjnë pastrimet e parcelave të ullinjve apo arat që kanë. Kryesisht vatrat janë nga dora e njeriut dhe të qëllimshme. Ka një dorë që po e krijon këtë situatë.

Vetëm 24 orët e fundit kemi pasur 30 shfaqje zjarri nga këto 17 vatra aktive. Ndryshimet klimatike bëjnë të sajën, ndikojnë në rritjen e numrit të zjarreve por nëse zjarri nuk vendoset nga dikush, vetë nuk aktivizohet.. Vatrat e zjarrit në 90 përqind apo më shumë është nga dora e njeriut dhe është një gjendje alarmante.

Edhe pse policia e shtetit ka bërë punën e saj dhe shoqëruar disa persona të dyshuar për zjarrvënie, në këtë rast i mbetet drejtësisë të argumentojë nëse janë me qëllim, por prapë komuniteti ka rol të rëndësishëm, i cili më shumë se asnjëherë tjetër na është bashkuar, duke pasur lajmërim të hershëm në menaxhimin e vatrave.

Pasi kanë qenë rreth 30 shfaqje, ku të gjitha vatrat që nuk janë aktive, janë vendosur në kontroll nga vetë komuniteti dhe i ndihmuar nga shërbimi zjarrfikës. Jemi në gjendje alarmante se sivjet zjarret kanë startuar më shpejt se vitet e tjera“, u shpreh ai.

 

1 Komente

  1. .
    .....

    Qijauni rrobtë atyre që venë zjarre. Hidhini në flakë të digjen si minjtë të gjallë ... Filmojini duke ulëritur nga plagët teksa digjen të gjallë dhe të shohim nqs ka bythë ndonjë tjetër të verë zjarr më..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje