" Barleti i hershem" magjepsja e re Nadin -Plasari!

3 Shkurt 2023, 12:51Kulturë TEMA

 

" Barleti i hershem" magjepsja e re Nadin -Plasari!

Nga Agron Gjekmarkaj

Luçia Nadin e Aurel Plasari kanë krijuar një ngjarje kulturore e cila të fut në shtjella krenarie e kurioziteti të pamatë.

"Barleti i hershem" një  liber i ri, zbulim i pakontestueshem, një magjepsje e re për botën arberore, për shqiptaret paraosmanë e në perballje me ta. Aty i ndien  ato inde që herë u dobesuan në atdhe por u ruajten në Europë, e tjetër herë pulsuan në atdhe dhe u rikonfirmuan në Europë.

Luçia Nadin është një dhuratë nga Zoti për albanologjinë dhe studimet historike shqiptare. Profesoreshë në Venecia, ka zbuluar kaq shumë: "Statutet  e Shkodres" , "Statutet e Drishtit" , rrugetimin e  shkodranëve në Venedik me librin "Migrazioni e integrazione. Il caso degli albanesi a Venezia (1479-1552)" , gjurmet e lidhjet e Skenderbeut me Republiken, shënjat shqiptare kudo, intelektualet Barletin e Beçikemin, shtypeshkruesin arberor, De Vitali e kontributin e tij per "Mesharin" e Buzukut e shumë të tjetra befasi kulturore.

Aurel Plasari dendi i madh i dijeve shqiptare në luftë me kohen për të zbuluar sa më shumë, për ta shkruar sa më bukur të gjeturen, larg çdo tautologjie vanitoze autori i shumëçkaje cilesore e të patjetersueshme, të dobishme e të pazevendesueshme, mbi të gjitha i "Skenderbeu- Një histori politike", ka bashkuar penden, pasionin dhe dijet me zonjen Nadin për të saknsionuar pozicionin e Marin Barletit në kontekstin europian të kohes dhe po kaq fuqinë e tij themeluese në kontekstin e vijueshem të kohes arberore e shqipetare.

E thotë Prof Mandalà-u në parathënie: Ky liber i shkruar  bukur , sherben për ngjitjen e Barletit në vendin parësor, që e meriton dhe që, pas këtij studimi, nuk mund t'i diskutohet më... ! Njëkohshem vjen e plotë hedhja dritë mbi ngritjen  dhe shkëlqimin e një humanisti tanimë europian.

Një zbulim i paralajmeruar qysh në vitin 2018 u bë realitet. Në Biblioteken Kombetare të Frances , departamenti i dorëshkrimeve  u gjet një tekst i bërë me dorë në latinisht " De Bello Scodrensi brevissimus libellus" !

Shumë herë e shumë kush nder shekuj e epoka në menyrë analitike e legjendare pat hedhur shpoti e mohime mbi autorësinë e kesaj vepre, mbi aftesinë e nderin intelektual të Marin Barletit per qellime të ndryshme!

Nuk munguan as ata që i vunë në diskutim të qenit a luftetar a deshmitar në betejen e madhe të Shkodres që Venecia nuk e harroi kurrë e shumë më teper pasi e humben s'kishin si ta harronin shqipetaret.

Zbulimi i Nadin dhe Plasarit stabilizon raportin mes Barletit dhe Beçikemit duke provuar se vepra e të parit ishte botuar para "panagjerikut"dhe se nuk ishte Barleti që ka huazuar nga i pari po Beçikemi nga Marin Barleti.

Në vepra të tilla perfundimet  janë ato që i imponohen kujteses, teksteve të historisë, katedrave a më gjerë.

Por do të ishte një mekat ta pertypesh atë pa shijuar rrugen , analizen , stilin atë botë arberore të ngarkuar në anije emigrantesh e të mberritur në piacen e "Shën Markut"!

Gjithëaq nese nuk merresh me detajet e perpjekjeve që arberoret si Barleti apo Beçikemi bënë për të rrefyer gjithesa si identitet e autenticitet, si kujtese e mbijetese , si perkatësi po edhe si kontribut të shqiptarve  në luften që Europa bëntë për tu mbrojtur e konservuar qyteterimin e vet nën kercenim.

Nadin dhe Plasari me atë stilin që të ndjell e tën të biesh në dashur me librin që s'të lë të ikesh ja dalin të na perkufizojnë , mendjen, doren dhe shpatullat e Marin Barletit, fuqinë e tyre për të mbajtur mbi të  kujtimin e një bote që nuk është më, të asaj arberore, me zulmen e vajet e veta që prifti shkodran e ruajti e bashkë me të edhe Gjergjin -Skenderbeun duke i bërë me të madhin sherbim pasardhësve duke ju treguar se kush ishin por mbi të gjitha të drejten për të qënë perseri, një e drejtë kjo sa historike po aq hyjnore, një drejte për të cilen ështe luftuar, e cila është shkruar e dokumentuar, një e drejte që na dhe mundesinë të behemi komb e shtet e të rikthehemi në Europë pas shekujsh.

Merret me mend sa falenderues e mirnjohes duhet të jemi ndaj Luçia Nadin e Aurel Plasarit.

18 Komente

  1. G
    Gjomarkaj

    Marinus Barletius (Q464230) Catholic priest, Venetian humanist and historian,

    1. E
      E verteta dhemb....

      Merret me mend se sa te urryer dhe te peshtire jane sot pasardhesit e dobiceve te sullton Muratit, muslimon brother's,te cilet te paret a tyre ishin shkaktaret e cperngulies se kristianeve shqiptare dhe tjetersimin e tokes se arberit......

      1. s
        shqip

        Shume e drejte, ti dhe shume te tjere neo-greke si puna jote, te ardhur nga shkretetirat e Anadollit, si dobicet e sulltaneve qe jeni, e dini shume mire kete gje.

    2. R
      Rrespekt e Flm Ciftin Akademik

      Nji falenderim i madhe i shkon ne vecanti ,kontributit te z. Lucia Nadin per kto Xhojele /Vlera te Cmuara Historike e sigurishte edhe shqiptari i mirenjohur Aurel Plasari . I citoj si te tille _Akademik sepse mendoj se kta studjues meritojne me shume se cdo FakeAka qe sot shikojme ne xhiro ne Shqiperi ku me perjashtim e Dy tre Akademikeve Historiane , rest jane FakeAka ose me qarte te themi Sharlatane me nji pafytyresiAkademike . ______ Zbuimi i ri mbi Barletin e Hershem duhet te behet Teme diksutimi edhe e Akademikeve ne bendin tone , duke i dhene me shume drite , mbi Rrenjet Europiane Shqiptare _ te Kultures Arbnore , asaj qe na lidh me shume se disa popuj te tjere ,ardhur ne Kontinentin e Vjeter si rezultat i levizjeve te popujve prej Lashtesise e Mesjete e qe sot pretendojne ate qe ata vet ,ne te vertete s'jane .

      1. D
        Davidi

        Znj. Lucia o PK, se eshte femer.

        1. p
          po David pederi c'pati !

          Davidi , PK. ke lepir noj kokCari sot ? Nqs jo . Shko e kerkoe diku tjeter .

          1. T
            THANAS BANO

            KJO ESHTE JO ME PAK SE NJE MREKULLI PER KOMBIN SHQIPETAR.FALENDEROI AUTORET PER KETE DHURATE QE S'KA TE CMUAR.TANI ME KETE BOTIM TEPER SERIOZ DHE ME FAKTE NUKE MUND TE KAKARISIN ME ARMIQT E KOMBIT SHQIPETAR.ME SHUME RESPEKT THANAS BANO.

      2. F
        Fatmiri

        Nuk jane pseudodeputetet e komunizmit qe e saktesojne historine!Ak ka historian te shquar,qe mund te saktesojne pseudopolitikanetkatundare!.

        1. D
          Davidi

          Aurel Plasari, dendi i madh, i dijeve shqiptare! QR!

          1. B
            Buda

            Interesant eshte edhe fakti qe me keto zbulime historike nuk po meren historianet, por letraret!?

            1. K
              Klimax

              Interesat është sepse letrarët bazohen në atë që ata do dëshironin të ishte në një periudhë historike dhe jo në realitetet e fakteve historike!

              1. a
                albaniafirst

                Klimax-permbajtja e komentit qe keni shkruar nuk ka vend ne kete rast, pasi zoti Plasari, edhe duke qene nje letrar, ka sjelle nje histori te dokumentuar, pra fakte historike, te mbeshtetura ne dokumente origjinale. C'lidhje kane "deshirat" e letrareve me keto fakte historike? Ajo qe juve dhe te tjereve si puna juaj nuk ju pelqen eshte se historiane, letrare apo te tjere intelektuale shqiptare apo edhe te huaj po ju referohen cdo dite e me shume dokumenteve te pafund qe gjenden ne akrivat e botes, ku dokumentohen ato per te cilat juve, neo-greket, nuk do te donit kurre qe te njiheshin nga bota, pasi ne kete rast do rishkruhej edhe nje here historia me fakte te verteta qe shume here zhveftesojne genjeshtrat e shtetit Grek, me te cilat keni mashtruar tere boten.

            2. L
              Llaf Dibre

              Urim dhe respekt bashkautoreve Nadin dhe Plasari. Me te drejte disa komentues drejtojne gishtin ndaj Akademikeve tane... Para doca vitesh Lucia Nadin publikoi testamentin e Aleksandrit Madh, ku deklaronte dhe per origjinen e tij ilire. Nje akademik shqiptar, te cilit iu kerkua nje mendim, u shpreh: " E dinim ne kete." Asnje fjale me shume. Smira e uli aq poshte, sa harroi dhe nje fjale kortezie per zonjen e nderuar Lucia Nadin

              1. E
                Erdogan

                O Demo te hengert (hanger angl,hangry) Tenja E ke te Keqen Brenda. Perse "Gjergji" e mori Flamurin (Fllug angl) Greke te Kaurrit nga Kostantinopoli dhe jo nga Papuci i Vatikanit? Perse mashtroni veten me pretendimin (pretend angl) se Vorio Epiroti do thonim sot Jeorgua u convertua ne Gjergj sipas "historianit" te famshem (fimi greq) Xhufit per aresye Politike dhe Strategjike? Nuk you mjafton 1100 vjet Perandori Greke Bizantine e krijuar (criate angl) nga Perandori Ilyre Greke Megas Kostantinos? Perse o Fukarrenj e consideroni veten nje popull (popola ital) ndryshe nga Kaurret e Derrit ( Keshtu quheshin ata qe nuk u turqizuan dhe mbajten Kombesine Greke Epirote)! Perse e quani Stamboll Polisin (Jo Qitet ital nga Cita) ne Nder (Honor) te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos dhe jo Kostantinopolis? Cne you "Arber" ne Epirin e Prijesit te Saj Jeorgios Kastriotis? You jini fatkeqesia e ketij Kombi te Lashte. Ilyret ishin Greke dhe i perkasin Mithollogjise dhe Istorise (histori "shqip") Greke. Vete fakti (fact angl) qe Topo-Onomat (toponimet) Greke te Vorio Epirit si El-Basan p.sh nga Skampi te pagezuara mga Sulltani tregon Ignorancen (agnos greq) dhe Idiotesine (Idhjotis greq) e kesaj Elite te trasheguar nga Vezire,Pashallare,Bejlere,Agallare,Dervishe,Hoxhallare,Muhipe etj. Prania e mijera Istitucioneve fetare Arabe dhe Skolio Turke ne Epirin e Kastriotit kur keto jane product i nje pushtimi barbare tregon Nenshtrim dhe Degjenerim. Nga ana tjeter kjo Elite antikombetare Epirote lufton ke? Kreun e Fese Orthodhokse Anastasin qe ka qene dhe eshte Identiteti dhe historia e ketij populli te vuajture per 1100 vjet Perandori Greke e Bizantit. PaAnastasin apo Agio Kozmain ketu do ishte thjesht Turqi.

                1. s
                  shqip

                  Erdogan-boll me termat ne anglisht se le koqen e namit. Ashtu sic i shkruan ti keto fjale, vetem anglisht qe nuk jane. E njejta gje edhe per italishten. Greqishten mbase e di mirfe, por une nuk e di, keshtuqe nuk mund te gjykoj per ate gjuhe, nese i ke shkruar drejt apo jo. Por nese ne njohurite e anglishtes, italishtes je ne nivele poshte minimales, ne njohurite historike je nje injorant i pashoq, qe historine e shpik ne darke sipas interesave te tua dhe e tregon ne mengjes. Sa i perket Gjergj Kastriotit dhe origjines se tij, ate ai e ka lene vete ne letrat e shkruara se ka qene shqiptar 24 karatsh. As vete historiografia greke nuk ka guxuar qe ta beje grek Gjergjin, por edhe e tere bota akademike nuk ka asnje dyshim per perkatesine shqiptare te tij. Shko me mire e merru me vjeljen e portokalleve kur ti vije koha dhe me mjeljen e lopeve andej nga Hellada se mend per gjera te tjera. nuk ke.

                2. a
                  astrit

                  Studjuesit me serioz e historise se Skenderbeut vendas e te huaj jane te gjithe te mendimit qe Vepra e Barletit per Skenderbeun eshte shkruar nga nje autor "panagjerik" per rjedhoje nuk e marin ne konsiderate. Shkruesit e letersise mund te shkruajne gjithçka per historine e Skenderbeut por ne qofte se nuk i referohen dokumentacionit perkates dhe interpretimit te tyre logjik, mund te jene te kendshem por nuk po shkruajne histori por letersi. Gjithsesi duhen falenderuar!

                  1. E
                    Erdogan

                    Cdo skiptare do ishte mire te mesonte Mesharin e Gjon Buzukut te pergatitur neper laboratoret e Venedikut kur ra Perandoria Greke e Megas Kostantinos.Pyetjaceshte. Perse ky Gjoni ndryshoi Identitetin dhe Fene qe ne ate kohe ishre Kombesi kur sioas Marin Barlettit Jeorgios Kushte Greke Orthodhokse? Kur do beheni "Njerez" dhe te Nderoni Vetveten dhe Kombedibe tuaj Epirote? Nuk mun te jesh edhe me Pirron e Epirit,Kastriotin etj dhe te jesh katolike apo myslimane. Polisi (keshtu i thonin Epirotet dhe jo Qitet nga Cita ital) ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos u quajt Kostantinopolis. Vetem qe te vetequajturit Skiptare i thone Stamboll ketij Kryeqyteti nga mori flamurin Greke te Bizantit kjo tregon qe ky popull dikur i quajture Epirote po Neperkembet,Injorohet,Ofendohet ne emer te nje Identiteti s p.sh Arber nga Arvanos,Arnaute etj.

                    1. E
                      Erdogan

                      Nje sqarim zoti me komentin (coment angl) shqip. Si e consideronin veten "Princat Epirote" ne ate kohe? Kush ishte "Mbreti"? Princ apo Mbret mos eshte ne gluhen (este Glosan) para Osmane apo pas asaj te krijuar (criate angl) neper Laboratoret (labor pune angl) e Vatikanit? Edhe sikur te egzistonte (egzist angl) gluha "shqipe" para Osmaneve kush do ti lejonte te flisnin angl ne nje kohe qe Periudha Bizantine ishte 1100 vjet ne Ballkan dhe me gjere. Ne Bizantin e Kastriotit nuk kishte akoma Prift (Priest angl) por Papa. Saleh Proto-Papas emer Arabe dhe Mbiemer Greke Safi. Mbiemri tregonte dhe tregon Kombesine e Fisit dhe jo te nje Personi (person angl). Gluha e ashtuquajture Skiptare eshte prodhim (Product angl) i armiqve te Pirros dhe Kastriotit dhe Kombit te Tij Ndryshimi i Topo-Onomat dhe Gluhes Greke Epirote eshte krimi (crime angl) me i madh kunder Kombit Greko-Ilyre. Popull nga popola Mik nga Amico,Armik. Pranvere nga Primavera nga vjen dhe fjala "Shqip" Vere. Vere nga Vino. Nate nga Note. Dite nga Day,Drite,Dritare,Dije. Darje nga Dark angl. Pas pushtimit te Qendres se popullit Ilyre,Epirote,Maqedhonase,Ione ku eshte sot Turqia nga vjen dhe Termi Ionios Pellagos (Deti Ion jo Jon) u krijua ky Pashallek i vetequajture Skiptare me misionin (mision angl) per te luftuar Vete historine e Tij ne emer te ketij Pashalleku turk te krijuar nga Fuqite e Medha Imperialiste.

                      Lini një Përgjigje