Më bëj çfarë të duash, por mos më puth në buzë

1 Shkurt 2023, 12:29Kulturë TEMA

Më bëj çfarë të duash, por mos më puth në

Në botën perëndimore pothuajse të gjithë fëmijët janë rritur duke ua lexuar e treguar përrallën e Borëbardhës dhe 7-të xhuxhave.

Konsiderohet se diku në shekullin e 19-të në vitet 1800, ky tregim është shkruar nga gjermanët Vëllezërit Grim. Ta shpjegojmë rrjedhën e përrallës është krejtësisht e panevojshme, meqë s’ka njeri që s’e di.

Çfarë na intereson është ajo puthja që në fund e zgjon Borëbardhën edhe nga vdekja.

Ky është edhe kulminacioni i gjithë rrëfimit – një puthje dashurie nga princi dhe princesha bukuroshe zgjohet e lumtur edhe kur çdo funksion biologjik mendohej t’i ketë pushuar së funksionari.

Athua pse është puthja një akt aq domethënës e i fuqishëm?

Kështu duket të jetë edhe për Kiara Titon e Xhuliana Nurën – që të dyja vajza shqiptare personazhe të rëndësishme të Big Brother VIP në Shqipëri e në Kosovë, njëra në fund të të 20-tave e tjetra në fillim të të 30-tave.

Por ato të dyja nuk janë “Borëbardha”.

Princesha e lënduar nga njerka siç sugjeron përralla e kishte parë princin vetëm njëherë dhe nuk kishte kontakt fizik me të. Puthja e dhënë në fund si gjest i shprehjes së dashurisë së princit ndaj saj vjen edhe si akt dëshpërimi kur e sheh të vdekur – ai e do edhe ashtu dhe e puth. Dhe më pas ndodh magjia e puthjes.

Janë bërë 1 muaj e pak ditë qysh kur Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë njohur në shtëpinë e Big Brodher VIP Albania. Ka ca kohë që ai ia ka shprehur dashurinë dhe i është afruar ta puthë me dhjetëra herë brenda këtij janari.

“S’dua. Më lër tani… nuk është momenti. Lëre të rrjedhi”, i thotë ajo sa herë ai i afrohet.

Ama këto fjalë i thotë kryesisht kur ai i ka vënë dorën te barku cullak, te beli, i prek kofshët e flokët e e puthë në qafë.

“Pse nuk më puth mama mu. Thuj puthe babin, thuj puçe babin” – i thoshte ai në njërin nga momentet kur ata të dy ishin caktuar nga produksioni për t’u kujdesur për një kukull-bebe dhe bebja qesh sapo Luizi thotë këto fjalë. Më pas Kiara i jep një puthje të ndjerë në ball.

Vetëm kaq s’kemi parë në atë shtrat. Luiz Romeo i afrohet aq shume, i vë duart te qafa, ajo mbyll sytë dhe shikuesi ka ato momentet “aëëë” dhe sërish, puthja s’ndodh.

Në një shtëpi ku një histori romantike po zhvillohet në mënyrë paralele në mes Xhuliana Nurës dhe Atdhe Xharavinës – një djalë i pashëm që si hyri në shtëpi e targetoi vajzën me të cilën do niste flirtimin – po ndodhnin prekje ngado, por jo puthje në buzë.

Paradoksalisht që të dyja vajzat po ndanin para miliona shikuesve momente jashtëzakonisht intime që shkojnë shumë më larg se puthja – por vetëm buzët nuk po ia dorëzonin romancës së cilës po i dorëzonin pothuajse çdo pjesë tjetër të trupit.

“Puthja është konfirmim i lidhjes”, i kishte thënë Kiara në një moment Luizit.

Kjo është përgjigja pse nuk po ndodh një puthje sipas Kiarës.

Tingëllon qesharake dhe Kiara të jep përshtypjen e një vajze në të 16-tat e saj që po i pëlqen një djalë nga paralelja tjetër me të cilin shihet korridoreve të gjimnazit, i ulet në prehër e ia merr xhaketën kur bën ftohtë, por që s’e ka lënë ta puth sepse të gjithë do e dinë se ata të dy janë në një lidhje.

Nuk ka teori në botë t’i japë shpjegim kësaj sjelljeje, përpos njohurisë së përgjithshme të sjelljeve të vajzave shqiptare të cilat lejojnë çdo kontakt tjetër fizik përpos prekjes së buzëve.

Ajo që shihet është se Kiara dhe Xhuliana s’iu rezistojnë dot dashnorëve brenda shtëpisë por nënvetëdija e tyre e ka ruajtur një sjellje të programuar kulturore – përderisa s’ka puthje je në rregull.

Por ndoshta nja dy shpjegime që has edhe në literaturë mund t’i japim kësaj çmendurie.

Sipas shkencës në buzë ka hapësirë të madhe ndjeshmëria krahasuar me pjesët e tjera më të mëdha të trupit. Gjatë puthjes, ky sensitivitet bën që truri të krijojë një koktej hormonesh që na bëjnë “high” në mënyrë natyrale. Ky koktej përbëhet nga tri hormone të cilat janë të dizajnuara që të na bëjnë të ndjehemi mirë – dopamina, oksitoksina dhe serotonina.

Kombinimi i këtyre të triave mund të aktivizojë pjesë të trurit që i aktivizojnë heroina e kokaina. Si rezultat ne përjetojmë eufori dhe varësi. Në anën tjetër, fuqia e oksitoksinës i njohur edhe si “hormoni i dashurisë” ushqen ndjenja afeksioni dhe atashimi.

Në anën tjetër, historiani kanadez i pop-kulturës Marcel Danesi, në librin e tij “Historia e puthjes! Lindja e pop kulturës”, i minimizon shpjegimet biologjike të origjinës së puthjes dhe i jep shpjegime historike “puthjes romantike në buzë”.

Sipas tij ky akt i zenitit të dashurisë origjinon në mesjetë dhe nënkuptonte dashurinë e vërtetë si kundërshtare të martesave të sforcuara apo të aranzhuara politikisht të kohës.

“Puthja paralajmëroi një epokë të romancës së pavarur”, thotë ai në libër. Shpjegimi i tij është që puthjen kaq të rëndësishme e ka bërë pop kultura – literatura, filmat, muzika, fotografitë.

A thua Kiara dhe Xhuliana e kanë për këtë arsye? Vështirë.

Medoemos ato mendojnë vetëm aspektin kulturor duke harruar që jetojmë në vitin 2023.

Ndoshta të shtyra nga presioni kulturor ato po përpiqen ta luajnë vajzën e zorshme, e cila nuk i dorëzohet dashurisë së një djali derisa ai t’i ketë shqyer nja shtatë palë këpucë duke vrapuar pas tyre.

Xhuliana madje i ka premtuar nënës së saj se s’do të lidhet me askënd brenda dhe po e bën, meqë tashmë pas disa refuzimeve, disa puthje në buzë kanë ndodhur në mes saj dhe Atdheut gjatë së dielës.

Ndërkaq Kiara vazhdon t’i rezistojë bashkimit të buzëve me Luizin.

Xhuliana tash e tutje s’do i ndalë puthjet me Atdheun meqë të dy do krijojnë varësi nga njëri- tjetri sa të jenë brenda dhe në anën tjetër Kiara e Luizi tashmë kanë krijuar varësi nga vëmendja e njëri- tjetrit dhe prekjet nën brez.

Dyshja e fundit i bën nder të madh shikueshmërisë.

Audienca do ta testojë nivelin e insistimit të Luizit dhe rezistencën e Kiarës.

U puthën, gati u puthën, s’u puthën – deri ndoshta në mbarim të krejt spektaklit.

Nuk janë vetëm ato të dyja. Edhe dy hamshorët janë të fiksuar në marrjen e një puthje si pasaporta drejt zemrës, apo trupit.

Edhe ata, njëjtë si ato, janë reprezentim i qëndrueshëm i disa kodeve morale të pakuptueshme ndër shqiptarë.

“Më bëj gjithçka tjetër, por mos prek në nja dy vende të caktuara”, është logjika që i dha bum zhvillimor biznesit të rikthimit të virgjërisë në trojet shqiptare.

Gra të shumta kanë realizuar atë që fizikanët më të dalluar në botë s’po arrin ta bëjnë dobët, rikthimin e kohës “dhe të moralit” me disa penj kirurgu.(Albaniapost)

16 Komente

  1. z
    zhelenska

    na keni ça trapin me kta injorante e kto baxhella .kush shikon kto programe esht me te meta mendore.

    1. k
      kurvari autobuzave

      mendova se kur hani rroten e karit atehere konfirmohet lidhja !?!?! Qenkam prapa bote

      1. E
        E forte kjo hahaha

        E forte kjo .. Hahahaha ..

        1. E
          E forte kjo hahaha

          E forte kjo .. Hahahaha ..

        2. A
          AX

          Keni harruar me te rendesishmen ne kete shkrim. Ne fakt prostitutat, kudo ne bote, puthjen ne buze e kane te vetmen pjese te trupit qe nuk e shesin…

          1. F
            Fatosi-kosove

            Degjenerim total,sikur ska ngelur nje régisseur apo moderator qe di te bej nje emision qe ka vlera por vetem kurva dhe idiot, si ne shqiperi si ne kosove sikur behet gare se kush eshte me i poshter, sinqerisht me vjen turp qe jam shqiptar.

            1. L
              Lida

              Nje analize e sinqerte mbeshtetur ne fakte qe ne i kemi pare live ne bbv2 per KIAREN. Ajo po tregohet nje hipokrite profesioniste . I jep leksione Luizit si duhet te sillet, i thote mos me puth ne buze se kam disa paqartesi ne koke etj.etj. Eshte hipokrite sepse nderkohe e lejon ta puthe ne qafe, ta puthe rreze veshit( qe eshte pike erotike) , ti puthe barkun, ta fuse ne krevat naten, ta lejoje ti ferkoje kofshet, ta shterngoje fort pas trupit dhe momenti me i turpshem qe e pame te gjithe live kur ne krevat Luizi i mori doren dhe ja vendosi ne “ gjene” e ngrefur ne mes te kembeve. Ate moment besoj se te gjithe menduan qe ajo do te reagonte ashper ! Por cfare ndodhi ? Kiara buzeqeshi . Konkluzioni eshte qe Kiara po prezantohet si nje hipokrite e peshtire qe po na e shpif.

              1. E
                Ed Rama

                o zot po pse slinda me mire andej nga burundi po linda ne kte vend idiotesh.

                1. A
                  Adi

                  kjo kiara surrat bundre e regjur me ate buzen e silikonuar sikur ja ka pickuar grenxa. luisi mashkull i qelbur odiner.

                  1. z
                    zhelenska

                    kjo do vetem cazzon , kurvat nuk puthen ne buz.

                    1. A
                      Asd

                      Moslejimi i puthjes ne buze do te thote; "sex sa te duash por jo dashuri", sepse dashuria i takon vetem "njerit" qe do ta martoje. Eshte logjika e prostitutave. I ben ato te mendojne qe jane te pastra. Sa per keto personazhe te rendomta te peisazhit te lodhur injorant shqiptar, nuk ka asnje vlere puthen apo jo.

                      1. I
                        Ismajli

                        Ky eshte degjenerim i kombit

                        1. S
                          Shqiptar

                          Sjellje dhe veshje prostitutash! Format totalisht i degjeneruar, antinjerezor,! Vrasje online e çdo vlere morale, shpirterore, kulturore, qe njerezimit ju deshen mijra vjet t'i instaloje ne tru, shpirt dhe ndergjegje. Sa me shume rritet injoranca e njerezve, aq me shume do ndiqen neper Tv keto plehra, aq me shume para ne xhepat e banditeve qe e iniciojne.

                          1. C
                            Cqipetarka

                            Ka hall se po I shkul siliconin, se ndjeshmerine e ka humbur ( ua, vertet, si ja bejne ato qe kane fryre buzet dhe I duket goja si kepucet e shqyera te Lulit te vocerr? Me FAL, MIGJENI yne I madh!) ohuhaaa , kushedi qe kur. Tani eshte bere mjeshtre e aktore e zonja

                            1. E
                              Emigranti

                              Mos u skandalizoni, o publiku!! Shqiperia eshte vend tradhtaresh, per leke shqipot te bejn ca te duash, nuk kane kufi. Edhe *banoret e BB jane paguar, per te rrecituar ate cka duan rregjisoret e BB te TOPit. Gjynah! Tradhtare ata qe na udheheqin, tradhtar populli ne cdo cep te shqiperise, thjesht jepu ca leke edhe i ke "urdhro-si te dush". Vend vk , vend plehr,.

                              1. A
                                Arti

                                Ne jemi ata qe gjykojme gjithmone te tjeret.llogjikisht kur dy vet i lejojne njeri tjetrit afrimitet pa tjeter ja dicka mes tyre .fillon si respekt shoqeri pelqim dashuri qe derivon me prekje puthje etj. Keto faza duan kohen e vet ku e shihni ju o shpirti i sharjes kete te keqen kurven maniakun apo ku di une cfare. Ore po vetem mendja per te peshtyre ne cdo gje te bukur ju punon ore eee. yyshhhh

                                Lini një Përgjigje