“Stin Tirana mou”… me Kostandinon dhe artistët tanë

28 Janar 2023, 15:08Kulturë TEMA
“Stin Tirana mou”… me Kostandinon dhe artistët tanë


Shkoj shpesh në Athinë, sepse andej më ka ikur një pjesë e shpirtit, të afërmit e mi e ca miq të hershëm, që i dua aq fort sa ndjej gjithmonë nevojë të shkoj e t’i takoj.


Muzikën greke nuk e dëgjoj shumë e aq më pak ta ndjek me klikime në youtube. E dëgjoj vetëm kur jam andej, në festat me fisin, apo dhe në lokalet e televizionet greke. Pra nuk fiksohem dot pas tyre. Për t’i mësuar jo e jo. Përveç vargut të vetëm të një refreni që të vjen furishëm këto kohë ngado ku shkon... “Stin Athina mou”.


Nuk do të vihem fare në siklet, të them të vërtetën time, se ishte pikërisht ky refren që më ndihmoi të identifikoja se kush ishte Kostandinos Argiros, këngëtari që do të vinte për “One night only” në Tiranë. E kisha dëgjuar si emër, por pa e lidhur dot më këtë këngë të tij (një lëmsh informacioni sipërfaqësor, që të bëhet në tru për gjërat të cilave s’ju vë shumë rëndësi).


Por a do të mjaftonte vetëm ky refren që unë të shkoja atë natë në atë koncert të madh!? Sigurisht që jo! A do të më mjaftonte vetëm emri i Kostandinos Argiros!? Prap do të thoja, jo! Sepse siç e thashë që në fillim, muzika greke, artistët grekë nuk hyjnë tek njohjet dhe preferencat e mia. Ajo çfarë më shtyu drejt asaj porte të madhe artisitike, të asaj nate në Tiranë ishte kurioziteti (profesional) për të parë konceptimin dhe strukturimin e një evenimenti të tillë, i një lloji të veçantë.

Dhe mbi të gjitha për të shijuar një koncert, që s’mund ta kesh shansin ta shijosh shumë herë: këngëtari më i suksesshëm i kohës në Greqi, do të shoqërohej jo vetëm nga banda e tij por dhe nga artistët tanë të mrekullueshëm, të Orkestrës Simfonike të RTSH-së, të TKOB dhe Universitetit të Arteve në Tiranë, që do të dirigjoheshin nga një djalë tejet i talentuar shqiptar, Gridi Kraja.

Një ndërthurje fantastike, mes Athinës dhe Tiranës, mes artistësh, vlerat e të cilëve s’njohin kufij.
Ndaj u gjenda aty përballë tingujve LIVE, klasit, stilit, energjisë, dashurisë, magjisë që u përcoll nga ajo natë.


Kostandinosi i skenës, mu duk shumë më artist, se ai i videoklipeve të bukura. Një këngëtar simpatik, karizmatik që e elektrizoi sallën deri në refrenin e fundit të “Stin Athina mou”.


Ishte ky i vetmi varg që dija dhe arrita të këndoj. I vetmi që më ndihmoi të ndjehesha qoftë edhe për një moment si të gjithë ata të shumtët që ja dinin e ja këndonin çdo këngë.


Por a do të më kishte mjaftuar vetëm ky refren që ta shijoja atë koncert!? Sigurisht që jo! Ishte e gjitha, në të gjitha elemenetet, këngët, zërin e Kostandinos e tingujt e orkestres shqiptare e bandës greke, atmosferën… si një eksperiencë që duhej përjetuar në atë natë, fund janari në Tiranë.

13 Komente

  1. p
    petro

    Po pse nuk vini nje emer se kush i ka keto mbresa nga aktiviteti? Apo ende me anonime edhe ne demokraciii!!

    1. A
      Alidems

      Seshte se degjoj muzike ballkanike se me duket e tera nje tallava e zhurmshme por unfuta ne youtube dhe ko kenge eshte realisht e bukur. Artist i mirefillte dhe karakter modest jo si kto vipat tone prej leshi.

      1. K
        Kasëm Vlonjati

        Po në Greqi do bëhet ndonjë koncert me këngëtarë Shqiptarë dhe të propagandohet me kaq bujë nga kryebashkiaku i Athinës në Televizione siç bëjmë ne ??? Po në Tv Serbe apo Serbi do bëhet ndonjë koncert siç bëri Goran Brengoviç në Tiranë dhe të propagandohet siç u bë tek ne ?? Apo tek ne lejohet gjithçka dhe te të tjerët Jo..Politika (Populli) jonë është gjithmonë gjiton-dashës, por asnjëherë atdhe-dashës..Po na vendose në tavolinë pak raki, meze dhe muzikë harrojmë gjithçka dhe fillojmë e kërcejmë..Lëre më pastaj të na japin dhe rubla..Eh çorapekuq ça i bëre këtij vendi...FAJIN E KA SALIU që përcolli gjithë mafiozët në Dubai me avionin e tij personal që të hiqte mendjen nga inceneratoret, skandali FBI dhe Zenin që bën pushime ku i do trapi etj etj pafund..

        1. X
          Xristos katalitiz

          Pederis mou

          1. E
            Erdogan

            Problemi eshte se me Kasemat e Avllones dhe Tropojes luftuan Epirotet dhe Heronjte e ashtuquajture Arvanitas . Po te kishe Emer Skiptare po. Por me you Kasem Vlonjati nuk hiqni dore nga Turqia.

            1. E
              Erdogan

              Problemi eshte se me Kasemat e Avllones dhe Tropojes luftuan Epirotet dhe Heronjte e ashtuquajture Arvanitas . Po te kishe Emer Skiptare po. Por me you Kasem Vlonjati nuk hiqni dore nga Turqia.

              1. s
                shqip

                po Ramuti ishte aty qe te duartrokiste? na hapet barkun me shkrime pa vlere per shqiptaret.

                1. D
                  Dashamires i muzikes Arvanite

                  Pse nuk ftoni asnjehere te madhin Thanas Moraitin (Thanasis Moraitis) qe te kendoje kenge Arvanite? Ai eshte Arvanitas, kollos i kenges Arvanite dhe nuk e mohon origjinen e tij. Shok i te madhit Aristidh Kola and arist shume i respektuar ne Greqi dhe Europe. Njohes i thelle i muzikes bizantine dhe bashkeautor ne shume vepra muzikore me Mikis Theodoraqis. Nuk keni lene pa ftuar lloj lloj lamashesh tallava. (nuk e paragjykoj kete kengetarin ne fjale se nuk e njoh), por nga te gjithe c'jane ftuar ketu jane kenge tallavash. Ja kete te beje Bashkia e Tiranes, apo Ministria mavri e Kultures, apo televizionet qe sponsorizojne keto vizita..Tung.

                  1. J
                    Jorgo bithe cpuari......

                    Akoma ke kenget greke kemi mbetur....orjentalizem e injorance.....vari kkkk....na mbyti mentaliteti e "kultura" jevgjiteve.....cmenduri...

                    1. E
                      Enes

                      Po shikoja top listat greke ne I tunes charts dhe me del ne kryesim Shqiptarja Ava Max dhe Bebe Rexha. Ne shkojme e ftojme ne Tirane kengetar tallavaje greke

                      1. T
                        Taku

                        Po pse duhet te na theksosh po thuaj se me force qe muzika greke nuk eshte ne preferencen tende, sikur eshte mekat apo faj.. , qe te justifikosh vajtjen tende ne koncert te muzikes greke? Keto jane komlekse inferioriteti… dhe provincializma. Pjesa tjeter e shkruajtur ne shqipe te paster i thuhet “pordhe me rigon”

                        1. E
                          Erdogan

                          Si te jene ne preferencat (prefer angl) tuaja muzika e bukur Greke o bij te Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Muhipeve,Dervisheve etj. Po te ishit "Te Nderuar" nuk perdornit Termin Greke Muzike Term ky nga 9 Muzat Greke.Fjala Musio (Muze "shqip"),Sirinat e Odhiseut (Serenat) me Zerin e tyre te Bukur. 1- Muza e Tragodhise (tragjedy "shqip") Melpomeni 2-E Poezise Kaliopi. 3-E Hapesires apo Astro-Nomise (Ligji i Hapesires) Urania,Uranus. 4-E Valles Terpsi-Hori nga vjen dhe fjala Horos Valle (Vals) etj. Vegla e pare e botes se Muziqise eshte Lira e perdorur ne Gosti te Odhiseut e permendur nnga Omiros. Nuk perdornit Termin Stadhio (Stadium). Athlitizmo (Atletike),Arithmitiqi,Arithmos (Number "shqip"),Theatro (teater "shqip"),Sqini (skene "shqip"),Dhrama (Drame "shqip"),Tragodhia (tragedy "shqip"),Komodhia (komedy "shqip").Alfa-Beta (Anfabete "shqip") etj,e te tjera,Ecetera. Ata i kenduan Osman Takes greqisht. Ata i kenduan dhe i kendojne Turkut Ali Pashes qe ka mbytur dynjane ne gjak sepse ne fund ja ktheu Sulltanit per te krijuar nje Shtet Epirote Greke.Gjithe Generalet e Aliut Heronjte e Revolucionit Greke luftuan per tu cliruar nga Osmanet dhe Deputetit Ismail bejVlores,Frashellinjve,Hasaneve,Tahsimeve etj . You pelqeni (piace ital) cdo muzik tjeter pervec asaj Greke. Per fat (fate angl) te Mire ka shume Epirote qe nuk e duan Turqine ta kene Strategice ne Vorio Epir qe jane patriote dhe dajne te Njejtat Vlera Kombetare me Greket.

                          1. P
                            Pellazgu

                            E kujt i plasi trapi se nuk te pelqen ty muzika greke, rrot k.ri.

                            Lini një Përgjigje