Neruda u vra nga Pinochet? Hapen sërish hetimet mbi vdekjen e poetit të famshëm

26 Janar 2023, 20:50Kulturë TEMA

Neruda u vra nga Pinochet? Hapen sërish hetimet mbi vdekjen e poetit

Nuk ishte një kancer i pandalshëm në prostat, sikurse u tha, por një lëndë toksike vdekjeprurëse shkaku i vdekjes së poetit kilien Pablo Neruda, fitues i çmimit Nobel për Letërsinë thuajse 50 vjet më parë.

Tragjedia ndodhi 12 ditë nga grushti i shtetit të gjeneralit Augusto Pinoçet, i cili i dha fund eksperiencës demokratike të presidentit Salvador Allende.

Disa të dhëna të mbledhura në vitet e fundit nga hetuesit kanë bërë që të rikthehen dyshimet dhe të kryhen hetime më të thella mbi çështjen.

Tani, një grup i ri ekspertësh, i treti që prej vitit 2013, do të përpiqet të përcaktojë shkaqet e vdekjes së Nerudës, e ndodhur më 23 shtator 1973.

Pesë vjet më parë, grupi i dytë i hetuesve kishte arritur në përfundimin se Rikardo Neftali Rejes, emri i vërtetë i poetit, nuk kishte vdekur nga kanceri që e mundonte.

Përkundrazi, ata kishin zbuluar një lëndë toksike në një mikroorganizëm të quajtur Klostridium Botulinum, duke vënë në dukje nevojën për analiza të mëtejshme dhe më të thelluara.

Gjyqtarja kiliene për të drejtat e njeriut, Paola Piazza ka risjellë në vëmendje së fundmi se laboratorë të specializuar janë ngarkuar me detyrën e ekzaminimit për të zbuluar nëse bëhej fjalë për një bakterie të kultivuar në laborator.

Ekipi i ri i ekspertëve, ka shtuar gjyqtarja, do të nisë hetimet nga rezultati i këtyre studimeve për të zbuluar shkaqet e pranisë së lëndës helmuese në trupin e poetit.

Kufoma e autorit të kryeveprës “20 poezi dashurie” u zhvarros më 8 prill të 2013-s nga varri i tij në plazhin Isla Negra, ku prehej përkrah bashkëshortes së tij të fundit.

4 Komente

  1. D
    Diktaturat Fashiste vrasin Jeten Njerore

    E njejta Diktature si dikur ne vende me popuj naiv ,qe lejojne krijimin e Diktaturave te tilla e nuk reagojne fuqishem te bashkuar kunder saj.Te njejten Diktature jetojne Shqiptaret sot te drejtuar nga banda e Lalzit ,me ne krye Kryrktiminelin salih berisha ,kte injorant e njeri Primitive qe Bota Demokratike na e la si Muti ne dere te Shqiperise i cili me banden e tij te Krimineleve ne pushtet , degjenroj gjithcka ,qe nga Institucionet (qe vuajm sot ) deri ke c'montimi i Vlerave ne shoqeri duke luftuar e shkaterruar gjithcka -Art-Kulture-Qytetari-Shtet-Histori _ fal mbeshtetjes se Te Forteve .Eshte e njejta Analogji ,pothuaj te njejtat Metoda Kriminale me ate qe u zbatua ne Kili nga Diktatori Kriminel Pinochet . Madje Djalli i cili i krijoj bazat ne cdo institucion e fushe ne Shqiperi ,pasi vendosen salih Hamutin ne krye te ktij vendi , sot vazhdojne te shkazterrojne gjithcka nisen me 1992

    1. R
      Raimond Vlonjati

      Neruda kur ishte i internuar ne Italine e Jugut dilte ne bregdet dhe shikonte malet e Shqiperise perballe. Ndaj dhe ka bere nje poezi te bukur per Shqiperine ku flet per Malet e Shqiperise qe shfaqen Kercenueshem ndaj bregdetit perballe. Neruda eshte poet i madh , Nobelist Meqe nuk me kujtohet ajo poezi po fus nje poezi te Xhevair Spahiut kunoermendet Neruda: Per ty do shkruaja, si Pablo Neruda, E dashur mos vdis, mos vdis Agavi. Ti ie lulezuar mbi humbetirat e vdekjes, C’pune ka vdekja me ty?

      1. L
        Liri Berisha

        Rajmondo! I paske njare babs tat, fiks Salihi nbythe qoke. Ene ai ka shum qef Eseninin.

        1. R
          Raimond vlonjati

          Boll o kar, me keto ironite e bajges . Saliu eshte idiot nuk merr vesh nga Letersia . Sala di vetem te beje Opozitarin, kaq. .Per te tjerat Sala eshte mbushes topi

      Lini një Përgjigje